Aktualitet21 Dhjetor 2022, 14:16

Dumani në krye të SPAK, Ngjela: Goditjet të nisin nga pasuritë, shumica e politikanëve nuk i justifikojnë dot

Shkruar nga Pamfleti
Dumani në krye të SPAK, Ngjela: Goditjet të nisin nga

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në SPAK dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për të luftuar korrupsionin. Ngjela tha se sfida e kreut të ri të SPAK, Altin Dumanit është goditja e krimit dhe korrupsionit në vend.

Në “Dritare TV” Zoti Ngjela foli gjithashtu edhe për pasuritë kryesisht të politikanëve, për të cilat tha se nuk është një skenar i largët shpronësimi i tyre. Avokati shpjegoi se shumë prej politikanëve që ndër vite kanë mbledhur pasuri marramendëse, nuk arrijnë dot ta justifikojnë.

Politika nuk e justifikon dot pasurinë. Dhe po nuk e justifikove, ta marrin. E ka ligji. Duhet ta justifikosh. Madje mendohet të ashpërsohet edhe më tej ky ligj. Korrupsioni shtetëror nuk ndalon dot ndryshe, pa u goditur”, u shpreh Ngjela.

Të premten që lamë pas në krye të SPAK u zgjodh Altin Dumani. Pritshmëritë nga ai janë të shumta, pasi për sa kohë ishte Kraja në krye të SPAK, pushtetarët e korruptuar mbetën të paprekshëm.

Aktualitet #Dumani Ngjela pasuri