Aktualitet24 Mars 2018, 21:11

Durojeni ftohtin deri në fund të marsit, pastaj nis plazhi. Temperaturat 30 gradë

Shkruar nga Pamfleti
Durojeni ftohtin deri në fund të marsit, pastaj nis plazhi.

I ftohti siberian që ka pushtuar vendin pritet të përfundojë shumë shpejt dhe më në fund do të shijojmë temperaturat e larta madje deri në 30 gradë.

Parashikuesit e motit njoftojnë në fund të marsit dhe në fillim të prillit do të kemi një ndryshim drastin të motit.

Ndërkohë që në pjesën veriorë të Evropës një rrymë e gjerë atlantike do të sjellë shira të pandalshëm dhe një klimë tejet vjeshtore, në jug aktivizimi i erërave të forta jugore do të favorizojë një rritje termike tejet të ndjeshme për këtë periudhë.

Gjatë javës së ardhshme rrymat e ftohta lindore që kanë prekur vendin tonë do t’ia lënë vendin erërave perëndimore dhe jugore, tejet më të buta.

Ditën e mërkurë dhe të enjte priten temperatura pranë 20 ° dhe në rajonet më perëndimore, që do të gëzojnë disa ditë të një klime tipikisht pranverore. Por duke nisur nga e premtja e 30 marsit seknari meteorologjik pritet të ndryshojë.

“Hannibali” do të sjellë erëra të ngrohta në Mesdhe, përfshi edhe Shqipërinë, ku temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë në shumë rajone, çka do të jetë pak a shumë një përjetim i parë i verës që në pranverë.

Aktualitet