Anti-Mafia28 Janar 2023, 08:36

Durrës/ Anija turke me 5108 ton hekur rus e porositur nga familjari i Pëllumb Salillarit; firma u krijua para 2 muajve

Shkruar nga Pamfleti

Durrës/ Anija turke me 5108 ton hekur rus e porositur nga familjari i Pëllumb Salillarit; firma u krijua para 2 muajve

Ka porositur 5 ngarkesa të tjera nga 5000-7000 ton hekur, që do vijnë nga i njëjti port detar turk/ Ku i gjen miliona lekë për blerje e import hekuri çelik special, pronari i kësaj firme të krijuar para 2 muajsh dhe pa asnjë biznes të mëparshëm e i pa punë deri sa krijoji firmën“Allinal Trade Sh.p.k”? Gjersa ka indicie, që firma e familjarit të oligarkut Pëllumb Salillari, po e blen hekurin nga Rusia nëpërmjet Turqisë, duhen hetuar edhe kontaktet që pronari 34-vjeçar Endri Mydini, ka me dy rusët Alexey Anatoljevitch Khokhlov dhe Anastasiya Aleksandrovna Tyutyunnik

Pas indicieve prej bazës së furnizimit në Turqi, shtetësisë ruse të një pjese të ekuipazhit dhe destinacionit në Shqipëri, shërbimet aleate që gjurmojnë aktivitetet tregtare nën embargo të SHBA, kanë krijuar dyshime dhe po hetojnë, një anije me hekur të ankoruar në Porto Romano.

Prej disa ditësh, në Durrës ka ardhur e po qëndron në pritje për t’u shkarkuar, anija turke “M/V Ibrahim Karabekir” me 5108 ton hekur, për të cilën shërbimi “Alert” i kontrabandës së trafiqeve, ka njoftuar Kapitenerinë dhe Drejtorinë e Doganave, se hekuri është prodhim rus i llojit “Çelik SD për armim beton arme (Katange)”.

Pas verifikimeve, rezulton se kompania që do përpunojë ngarkesën e hekurit është “Pelikan Transport-Global Logistics Shpk”, me drejtues Alfred Xholi, por pa lidhje pronësie me mallin.

Ndërsa ngarkesa 5108 ton e hekur e nisur nga Porti Bandirma në Turqi, që sipas analizave të markës e teknologjisë, rezulton të jetë prodhim rus, është porositur nga firma shqiptare “Allinal Trade Sh.p.k”.

Kjo firmë është në pronësi të 34-vjeçarit Endri Vladimir Mydini nga Ura Vajgurore-Berat, që jo rastësisht rezulton familjar i oligarkut ndërtues Pëllumb Salillari, edhe ky nga Ura Vajgurore.

Firma që ka porositur anijen me hekur rus nëpërmjet Turqisë, është krijuar më 20 nëntor 2022, me objekt te vetëm import-eksport hekuri dhe tregtim të tij më shumicë.

Përveç lidhjes familjare me oligarkun Pëllumb Salillari, nuk është rastësi që firma “Allinal Trade Sh.p.k”, nuk ka qendër shumice magazimi hekuri, ndërsa zyrën e ka te një apartament, ish-adresë sekondare e një prej filialeve të kompanisë “Salillari” te rruga “Myslim Shyri”-Tiranë.

Sipas informacionit nga Ministria e Financave, që ka në vartësi doganat, thuhet se firma “Allinal Trade Sh.p.k” e krijuar para 2 muajsh, ka deklaruar në doganë edhe porositjen e 5 ngarkesave të tjera me nga 5000-7000 ton hekur, që do vijnë nga i njëjti port detar turk.

Pyetja që bëhet është kjo: – Ku i gjen paratë për blerje e import hekuri, pronari i kësaj firme të krijuar para 2 muajsh dhe pa asnjë biznes të mëparshëm as prindërit e tij, i pa punë deri sa krijoji firmën“Allinal Trade Sh.p.k”?

Gjersa ka indicie, që firma e familjarit të oligarkut Pëllumb Salillari, po e blen hekurin nga Rusia nëpërmjet Turqisë, duhen hetuar dhe kontaktet që pronari 34-vjeçar Endri Mydini, ka me dy rusët Alexey Anatoljevitch Khokhlov dhe Anastasiya Aleksandrovna Tyutyunnik./Pamfleti

Anti-Mafia #Anija turke me 5108 ton hekur rus e porositur nga familjari i Pëllumb Salillarit #firma u krijua para 2 muajve