Anti-Mafia 4 Nëntor 2022, 15:43

Durrës/ Emiriana Sako e PS i mbush “dollapin” Sahitit të plakut “non grata”

Shkruar nga Pamfleti

Durrës/ Emiriana Sako e PS i mbush “dollapin” Sahitit të plakut “non grata”

Kaq mjafton për të quajtur hipokrizi e ligësi, faktin që Saliu ulërin në parlament, konferenca shtypi e nëpër media, se mafiozi Edi Rama po financon grupin Basha- Alibeaj nëpërmjet tenderëve, ndërkohë që edhe studioja juridike e Argitës merr punë nga qeveria, ndërsa dhëndri  merr leje ndërtimi e projekte mjedisore

Prej 1 viti pasi Lulzim Basha e përzuri nga PD, plaku “non grata” Sali Berisha, thotë nga 3-4 hërë në ditë në FB e para gazetarëve, se Lulzim Basha e Enkelejd Alibeaj dhe grupi i tyre, janë blerë nga mafiozi Edi Rama.

Por e vërteta me dokumente, tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në pushtetin lokal po financojnë njerëzit e afërt të familjes së Sali Berishës, të cilët pas ardhjes së PS në pushtet kanë hapur biznese e po marrin miliarda lekë tenderë.

Më 31 tetor, kryebashkiakja socialiste e Durrësit, Emiriana Sako, njoftoi me dokument zyrtar, se i ka dhënë tender 144 milionë lekë me TVSH, firmës “ONYX Sh.p.k.” të Sahit Dollapit, për pastrimin e kanaleve të ujërave të bardha në zonën e plazhit.

Ndërsa para 6 e 4 muajsh, Emiriana Sako e Edi Ramës, i ka dhënë  Sahitit të plakut “non grata” edhe 400 milionë lekë tenderë për pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza e pusetave në plazh gjatë stinës së dimrit.

Kaq mjafton, për të quajtur hipokrizi e ligësi, faktin që Edi Rama po i mbush “dollapin” me miliona Sahitit të Saliut, ndërsa ky vazhdon dhe ulërin në parlament, konferenca shtypi e nëpër media, se mafiozi Edi Rama po financon grupin Basha- Alibeaj nëpërmjet tenderëve.

Nuk po përmendim punët që merr studioja juridike e Argitës në zyrat e qeverisë dhe lejet e ndërtimit e projektet mjedisore që merr dhëndri Jamarbër Malltezi…/Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia Emiriana Sako Sahit Dollapi