Aktualitet28 Mars 2018, 16:30

Durrës, makina përplas për vdekje një person me biçikletë

Shkruar nga Pamfleti

Durrës, makina përplas për vdekje një person me biçikletë

Përplaset për vdekje një person në Durrës.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi D.K ka aksidentuar një person ende të pa identifikuar që udhëtonte me biçikletë në lagjen 17. Ky i fundit mësohet se ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Informacion paraprak.

Më datë 28.03.2018, rreth orës 17:45, në lagjen Nr. 17 një mjet me targa AA 787 RZ me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, i paidentifikuar, udhëtonte me biçikletë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e shtetasit të mësipërm dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aktualitet Durrës makina përplas për vdekje një person me biçikletë