Aktualitet17 Tetor 2019, 17:56

Durrës/ Prokurorja Afërdita Vatnikaj; banorja e Lura-Lalz, që ç’prangosi e ktheu në detyrë Lusiena Kolën e bandës Lame

Shkruar nga Pamfleti
Durrës/ Prokurorja Afërdita Vatnikaj; banorja e Lura-Lalz, që

Durrës/ Prokurorja Afërdita Vatnikaj; banorja e Lura-Lalz, që ç’prangosi e ktheu në detyrë Lusiena Kolën e bandës Lame-Gjuzi

“VAMPIRJA” E KADASTRËS-DURRËS, QË KA MARRË PENG QEVERINË DHE DREJTËSINË NË SHQIPËRI/ Burime nga kupolat e PS-PD dhe ish-LSI në Durrës, thonë se ka fotokopjuar dhe disponon 7000 dosje legalizimesh e hipotekimesh dhe mbi 500 orë regjistrime audio, për prona shtetarësh, politikanësh e zyrash drejtësie; të regjistruara me dokumente false pronësie tokash e trojesh, me testamente arkivash, akte-blerjesh e trashëgimie, leje ndërtimi, vendime komisionesh komune, qarku e gjykatash, eskpertiza e akte noteriale, të përdorura për zaptime territoresh e ndërtime në vijën bregdetare të Durrësit

Shefja reale e Kadastrës-Durrës, Lusiena Kola, ashtu si mbi pushtetin Berisha-Meta; ka aq shumë diktat edhe mbi pushtetin aktual, sa uli në gjunjë kryeministrin Rama dhe zëvendësin e tij, Erjon Braçe; fakt që e tregon vendimi i prokurores së Apelit-Durrës, tropojanes Afërdita Ndoi (Vatnikaj).

Në datën 10 tetor 2019, prokurorja Vatnikaj, hodhi në kosh 157 provat e falsifikimeve pronësore, të bëra nga Drejtorja Juridike dhe Zv/drejtorja e Kadastrës-Durrës, Lusiena Kola; faktuar në dosjen e saj penale, me shkresa e 9 dëshmi zyrtarësh, duke i dhënë vendim pafajësie dhe rikthim në punë, në postin që kishte para prangosjes së tretë në 2 vitet 2018-2019.

Prokurorja Afërdita Ndoi (Vatnikaj), emëruar në datën 15 prill 2019 nga mikesha Arta Marku, si drejtuese e përkohëshme e Apelit-Durrës; quajti false akuzat e ngritura nga prokurori Arjan Ndoja; ndërkohë që për të njëjtat akuza, është lënë në burg nga gjykata, shefi i saj Liridon Pula dhe prej 25 ditësh, është në kërkim, ish-shefi e miku i saj “konfidencial” ish-Drejtor ALUIZNI, Flamur Gjuzi i LSI.

Nuk e dimë, nëse në seancën e gjyqësore, ka qenë prezent si “vëzhgues”, ndonjë përfaqësues i oligarkut ndërtues bregdetar Dod Doçi; por sipas letrave hipotekore që ka pranuar e firmosur e liruara “e pafajshme” dhe e rikthyera në detyrë, Lusiena Kola; rezulton se edhe prokurorja Afërdita Vatnikaj, është kliente dhe banore verore, e 2 prej 200 suitave të ndërtuara nga firma “Lura” në Lalz.

Njëra është e regjistruar, me emrin e bashkëshortit të saj, Gentian N. Ndoi, ish-oficer policie dhe qysh prej datës 1 qershor 2019, emëruar Oficer Policie Gjyqësore nga Arta Marku, gati për t’u emëruar prokuror në Tiranë; ndërsa për 3 vite edhe me detyrë shef trajnimi sigurie, në fabrikën e çimentos Fushë-Krujë.

Suitën tjetër, prokurorja e “kujdesshme”, që pas disa ditësh do dalë para komisionit të “Veting”-ut; e ka regjistruar në emrin e një familjari të saj tropojan, që ka hobi historinë, artin dhe kulturën e kreshnikëve të Gjakovës dhe tropojanëve burra bese.

Ka zëra kolegësh në Tiranë, se shumë pasuri i ka fshehur në disa adresa, por deri tani, nuk rezulton asnjë e regjistruar; në emër të “vëllait” Tunxh Vatnikaj (djalë xhaxhai), ish-ish-gjyqtari që e deklaroi “shpifje” vjedhjen e floririt nga Ilir Meta; dhe dënoi vetëm pronarin e gomarit të kapur në flagrancë, që kulloste para tuneleve të Krrabës.

Por i njohur edhe si ish-shef i pronave të Shqipërisë (AKP), akuzuar për grabitje me falsfikime bashkë me Alban Xhillarin në vitet 2008-2009, të 48 ha tokë tek Plazhi i Gjeneralit; mirëpo, me urdhër të ish-kryeministrit Berisha dhe zëvendësit Ilir Meta, prokuroria dhe gjykata e nxori “të pastër e të pafashjëm”, drejtorin Vatnikaj.

Siç veproi Afërdita Vatnikaj (vajzë xhaxhai); që me presione e urdhër të Edi Ramës e zëvendësit të tij Erjon Braçe, nxori “të pafajshme” Lusiena Kolën, ”përbindëshen” e Kadastrës-Durrës; paçka se ka falsifikuar letrat e 687 ha toka e troje dhe dosjet e 21 ha ndërtim, legalizime hipotekim të kompleksit “Lura-Lalz”, ndërtuar pa leje nga oligarku Dod Doçi, “pengmarrës” i Edi Ramës.

Kaq për sot, zonja prokurore Afërdita Ndoi (Vatnikaj), banore dhe “qytetare nderi” e Gjirit të Lalzit dhe në disa “blloqe” të tjera me kulla e pallate, të ndërtuara nga klientë dosjesh penale në Tiranë, Velipojë, Durrës, Vlorë, por dhe në Shëngjin, ku njëkohësisht ke qënë prokurore, ndërsa bashkëshorti shef policie në Lezhë./Pamfleti/

Kryesore Durrës/ Prokurorja Afërdita Vatnikaj; banorja e Lura-Lalz që ç’prangosi e ktheu në detyrë Lusiena Kolën e bandës Lame-Gjuzi