Në landfill do paguhet edhe 29 Euro/ton, për depozitimin e 69 mijë e 130 m3 mbetje inerte/ Ditën emërimit më 13 dhjetor 2019, kryeministri urdhëroi “Tigrin” e rindërtimit, të zbatonte vendimin e qeverisë, që kostot e shembjes dhe pastrim-evadimit të mbetjeve që do dalin nga objektet e dëmtuara prej tërmetit, të përballohen 100% nga kompanitë që i kanë ndërtuar; mirëpo duke qenë se ndërtues janë Vangjush Dako, Sadri Abazi, e 5-6 “të fortë” të zonës, babloku e drodhi dhe këto miliona po paguhen nga taksat e shqiptarëve
Në vend të fillojë rindërtimi i banesave, po vazhdon show dhe korrupsioni me tenderët që bëhen, anulohen e ri-bëhen nga 10 herë; ndër to dhe me një tjetër tender, të sajuar posaçërisht për vjedhje e për të shtuar milionat tek landfillet e Klodian Zotos.
Bëhet fjalë për shembjen e pallateve dhe evadimin e mbetjeve inerte, për të cilat “tigri” ka menduar marifetin e tenderëve; si model të filluar nga Lali Eri me 240 mijë Euro, për shembjen e godinës tek qyteti “Studenti” dhe pagesën 97 mijë Euro depozitim shtesë tek Landfilli-Sharrë.
Rasti i dytë, është tenderi që ka shpallur Bashkia-Durrës, me vlerë 75 milionë e 455 mijë lekë të reja pa TVSH, ose 740 mijë Euro me TVSH, për evadimin mbetjeje të pallateve në landfillin e Sharrës.
Këto miliona, do paguhen nga buxheti i shtetit: “Fond Rindërtimi”, kur është ende në fuqi, vendimi i komitetit të rindëritmit “Çuçi” dhe Urdhri nr. 32/1, datë 4 dhjetor 2019 i Kryeministrit Rama; sipas të cilit, mbetjet do evadohen nga firmat që kanë ndërtuar pallatet e shkatërruar nga tërmeti.
Edhe më 13 dhjetor 2019, ditën kur e emëroi Ministër Rindëritmi, Babloku urdhëroi “Tigrin” e rindërtimit, të zbatonte vendimin e qeverisë, që kostot e shembjes dhe pastrim-evadimit të mbetjeve që do dalin nga objektet e dëmtuara prej tërmetit, të përballohen 100% nga kompanitë që i kanë ndërtuar.
Mirëpo, duke qenë se sipas letrave zyrare, ndërtues rezultuan Vangjush Dako, Sadri Abazi e 5-6 “të fortë”, babloku e drodhi dhe këto miliona, kanë filluar to paguhen nga taksat e shqiptarëve.
Veçse, “qoka” për grupin “Dako-Abazi-Niçe”, nuk po bëhet vetëm me vlerën 740 mijë Euro të evadimit të mbetjeve nga Durrësi në Sharrë, por do bëhët edhe me vjedhjen për pagesën e depozitimit të këtyre mbetjeve, në landfillin e Klodian Zotos.
Sipas njoftimit, tenderi për evadimin duhej të ishte bërë më 9 nëntor 2020 në Bashkinë-Durrës, por informacionet thonë se është bërë në zyrën e “Tigrit”, ku është “qepur” pazari me Mirel Mërtirin e kunatin e Sandër Frangajt, për të dy proceset: Evadim e depozitim.
Vlera financiare është e madhe, mbasi përveç 740 mijë Euro për evadimin 40 km Durrës-Tiranë; bosët Zoto-Mërtiri-Nallbani të Landfillit Sharrë, do përfitojnë dhe pagesën e depozitimit për 69 mijë e 130 m3 mbetje inerte, kur dihet që tarifa është 28 Euro/ton.
Kujtojmë, se landfilli Sharrë paguhet nga shteti me PPP-në 30 vjeçare, ndërsa për mbetjet inerte që në rastin konkret i nxjerr bashkia me pune publike; duhet të paguajë përsëri; dhe llogaria për 69 mijë 130 m3 inerte llogariteni vetë se sa milionë Euro shkon./Pamfleti