Aktualitet16 Prill 2018, 09:15

Durrës, zjarri shkrumbon banesën. Shkak rrjedhja e gazit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Durrës, zjarri shkrumbon banesën. Shkak rrjedhja e gazit (Video)

Durrës, zjarri shkrumbon banesën. Shkak rrjedhja e gazit (Video)

Ditën e sotme një zjarr i fuqishën ka përfshirë katin e pestë të një pallati 10 katësh në Durrës. Flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ndodhi pranë ish-fabrikës së miellit në lagjen numër 12 të qytetit bregdetar.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrëfikëses që ka bërë të mundur mospërhapjen e flakëve të zjarrit në apartamentet e tjera.

Nga dyshimet paraprake mësohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e një bombole gazi, megjithatë pritet vlerësimi i grupit hetimor mbi rrethanat dhe shkakun e zjarrit që nuk regjistroi te lënduar në njerëz.

 

Aktualitet Durrës zjarri në banesë