alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“‘Durrësi’, projekt fantazmë”/ Alibeaj letër KE-së: Shkelet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, nuk po respektohet konkurenca e lirë!

"Investojmë 730 milionë euro dhe marrim vetëm 280", Alibeaj: Shteti del i humbur nga ortakëria me arabët!

19/11/2022, 11:42
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
"'Durrësi', projekt fantazmë"/ Alibeaj letër KE-së: Shkelet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, nuk po respektohet konkurenca e lirë!

"'Durrësi', projekt fantazmë"/ Alibeaj letër KE-së: Shkelet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, nuk po respektohet konkurenca e lirë!

-Lexo edhe:

Si Kina po ndihmon fshehurazi luftën e Rusisë në Ukrainë?

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka dërguar një letër Komisionit Evropian dhe Delegacionit të BE-së në Tiranë, ku shpreh shqetësimin e tij sa i përket projektit për ndërtimin e Portit të Durrësit. Lajmi u konfirmua nga vetë Alibeaj, teksa përmes një mesazhi në rrjetet sociale njofton se në letër ka paraqitur shkeljet e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit.


“PD nuk është kundër investimeve serioze, as kundër investitorëve që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. Por në kushtet kur drejtohemi nga një qeveri që na ka faktuar se di veç të abuzojë dhe të vjedhë pasuritë e shqiptarëve, është domosdoshmëri së paku transparenca”- shkruan Alibeaj, duke shtuar se shteti del i humbur nga marrëveshja me arabët.

Sipas Alibeajt, Shqipëria investon 730 milionë euro në projekt dhe në fund të investimit do të marrë vetëm 280 milionë euro.

“Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë një rast unik në botë ku shteti ofron 818 mijë metra katrorë pronë publike, si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro, për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë. Vështirë ta thuash se ku qëndron leverdia ekonomike e shtetit shqiptar në këtë projekt”– shprehet Alibeaj. Kreu i grupit të PD-së paralajmëron se kompania “Eagle Hill” e Alabbar është shpallur fituese pa garë, çka u pranua edhe nga qeveria shqiptare pak ditë më parë.

“Duke vepruar kështu qeveria shqiptare jo vetëm ka shkelur rëndë parimin e konkurrencës së lirë, por ka diskriminuar çdo kompani shqiptare dhe europiane që mund të ishte e interesuar për t’u përfshirë në këtë projekt”- shkruan Alibeaj, teksa rithekson se marrëveshja për Portin e Durrësit është në dëm të shtetit shqiptar.

“Një hall i madh e ka detyruar Edi Ramën të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë dhe skeptikë për projektin fantazmë të portit të Durrësit. Një projekt që praktikisht u rrëmben shqiptarëve një nga pak pasuritë e mbetura publike dhe që iu dhurohet me një projekt qesharak të përzgjedhurve dhe klientëve të kryeministrit. PD nuk është kundër investimeve serioze, as kundër investitorëve që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri. Por në kushtet kur drejtohemi nga një qeveri që na ka faktuar se di veç të abuzojë dhe të vjedhë pasuritë e shqiptarëve, është domosdoshmëri së paku transparenca. Deri më sot qeveria dhe kryeministri kanë heshtur dhe grupi parlamentar i PD ka vendosur që shqetësimin e tij për portin e Durrësit t’ja bëjë prezent dhe Komisionit Europian.

Nëpërmjet një letre të dërguar ditën e djeshme kam informuar Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Në thelb të letrës, paraqiten shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë (neni 71) dhe mosdiskriminimit (neni 74). Cdo ndihmë shtetërore – sanksionon MSA – që shtrembëron rregullat e konkurrencës, vjen në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Qeveria shqiptare ka pranuar se asnjë garë nuk është zhvilluar lidhur me këtë projekt dhe kompania fituese ka qenë e përcaktuar prej fillimi.

Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë një rast unik në botë ku shteti ofron 818 mijë metra katrorë pronë publike, si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro, për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë. Vështirë ta thuash se ku qëndron leverdia ekonomike e shtetit shqiptar në këtë projekt.

Nga ana tjetër investitori ka marrë përsipër të realizojë një investim 2.1 miliardë euro, në një kohë që ai ofron vetëm 160 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 1.94 miliardë Euro do të sigurohet nga palë të treta të panjohura. Shtuar këtu faktin që kompania mëmë është e regjistruar në Ishujt Kajman, cka krijon qartazi një rrezik të lartë për pastrim parash.

Duke vepruar kështu qeveria shqiptare jo vetëm ka shkelur rëndë parimin e konkurrencës së lirë, por ka diskriminuar cdo kompani shqiptare dhe europiane që mund të ishte e interesuar për t’u përfshirë në këtë projekt. Madje kjo do të ishte në interesin e vetë shtetit shqiptar, pasi mund të merrte një propozim më të leverdisshëm.

Në vëmendje të BE-së sollëm edhe raste të tjera të mëparshme, ku qeveria nëpërmjet ligjeve speciale iu ka akorduar pasuri, të drejta dhe privilegje kompanive private, cka tregon se kjo praktikë është kthyer tashmë në rutinë për qeverinë shqiptare.

Me anë të kësaj letre kërkojmë nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së të ndjekin më vëmendje këtë rast dhe në përputhje me procedurat e tyre të hetojnë mbi përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me parimet dhe standardet e MSA-së dhe legjislacionit evropian“- shkruan Alibeaj.

Vlen të theksohet se, reagimi i Alibeajt vjen pasi Rama insistoi se kontrata me Alabbar është më e mira që ka siguruar ndonjëherë shteti shqiptar, pasi ortakëria me 33% në një investim të huaj, nuk ka ndodhur kurrë më parë.

 


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI


smile
Lajmi Tjeter
140 deputetët kanë futur pa doganë 577 makina luksoze, kur ligji u lejon vetëm nga 1

140 deputetët kanë futur pa doganë 577 makina luksoze, kur ligji u lejon vetëm nga 1

Emri i parë i Metës në Primaret e PD, Lefter Maliqi prezanton kandidaturën për Kuçovën

Lajmi i Dites

14 kompanitë “lavatriçe” të trafikantit Gentian Filaj, personi ‘kyç’ që lidh Damian Gjiknurin me oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

14 kompanitë “lavatriçe” të trafikantit Gentian Filaj, personi ‘kyç’ që lidh Damian Gjiknurin me oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

04/02/2023, 16:37

Lajmet e fundit

Ulen ndjeshëm temperaturat në gjithë vendin, nisin reshjet e borës në Kukës

04/02/2023, 17:22

Krimet ruse në Ukrainë, Gjermania: Kemi në duar prova të rëndësishme, po përgatitemi për një gjykim ndërkombëtar

04/02/2023, 17:17

Putin gjen “kokën e turkut” për dështimin në Ukrainë

04/02/2023, 17:06

Bordi i Transaprencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

04/02/2023, 16:46
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen

“Si Izraeli”; Plani i NATO-s për t’i dhënë fitoren Ukrainës

04/02/2023, 16:40

Si Kina po ndihmon fshehurazi luftën e Rusisë në Ukrainë?

04/02/2023, 16:33

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In