
Dy emigrantë shqiptarë ndërrojnë jetë në mënyrë të mistershme në Greqi
Dy emigrantë shqiptarë kanë ndërruar jetë brenda pak orësh, në mënyrë të mistershme në Greqi.
Rasti i parë ndodhi mbrëmë në orën 20:00, ku një 53-vjeçar shqiptar u gjet pa ndjenja nga gruaja e tij në Rethymno, ndërsa dyshohet se ai kishte probleme me konsumin e alkoolit. Ndonëse u njoftua ambulanca, tashmë 53-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Në të njëjtën kohë, në Heraklion, një 46-vjeçar shqiptar dha frymën e fundit në shtëpinë e tij, në zonën e Atsalenit. Edhe në këtë rast burri u gjet i vdekur nga gruaja e tij, ndërsa pranë tij u gjetën mjete droge. Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes në të dyja rastet.