Editorial 7 Mars 2019, 09:50

Dy fytyrat e Medi Gërdecit, si e ka “kapur” Rama!

Shkruar nga Pamfleti
Dy fytyrat e Medi Gërdecit, si e ka “kapur” Rama!

Dy fytyrat e Medi Gërdecit, si e ka "kapur" Rama!

Ja si i ka kapur Edi Rama deputetët e opozitës, dorëzuan mandatin, por nuk largojnë gratë dhe dashnoret nga ministritë dhe drejtoritë

Fatmir Mediu, i cili i ka shpëtuar me procedurë gjykimit për Gërdecin, duke u veshur me imunitet në qershor të 2009, doli në shesh, ku bëri thirrje për përmbysjen e pushtetit të Edi Ramës.

Pushteti i Edi Ramës duhet përmbysur një orë e më parë për një pafundësi arsyesh, por është pikërisht kjo opozitë e degraduar dhe pa moral, që e mban në këmbë Edi Ramën dhe madje po e çon drejt mandatit të tretë.

Para se të bënte thirrje për rrëzimin Ramës, Fatmir Mediu duhet të paktën të largonte gruan nga ministria e Energjetikës, pasi nëse qeveria është inkriminuar, edhe degët e saj, në këtë rast ministritë janë të inkriminuara.

Bashkëshortja e Mediut, Zhuljeta Mediu, është përgjegjëse sektori në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë

Në të njëjtën situatë është edhe Nard Ndoka. Ky i fundit ka djegur mandatin, me pretendimin se parlamenti dhe qeveria janë produkt i krimit, por nuk largon tre pjesëtarë të familjes nga puna në pushtetin e Ramës.

Gjithashtu, Romeo Gurakuqi, kërkon rrëzimin e qeverisë së krimit, por gruan nuk e tërheq nga puna pranë Institutit të Zhvillimit të Arsimit, pjesë e qeverisjes.

Edhe ish-deputeti i PD, kërkon rrëzimin e këtij pushteti, por gruaja e tij, Teuta Gjunkshi, vazhdon të marrë rrogën në Bashkinë e Tiranës.

Tritan Shehu hidhet përpjetë për rrëzimin e Ramës, por gruaja e tij, Aida Shehu, vazhdon të marrë rrogën në Bashkinë e Tiranës, që drejtohet nga Rama i Vogël, Erion Veliaj.

Edhe deputetja e Monikës, Silva Çaka, kërkon përmbysjen e qeverisë së krimit, ndërsa burri i saj vazhdon të marrë rrogën pranë Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, nëndegë e qeverisë.

Mbi 70 për qind të deputetëve të opozitës, që protestojnë në shesh gjoja në emër të demokracisë, i kanë gratë dhe fëmijët në ministritë dhe drejtoritë më të rëndësishme të pushtetit./Pamfleti

Editorial Fatmir Mediu