Showbiz19 Prill 2019, 20:16

“Dy gjarpërinjë në Ministrinë e Jashme”, presidenti i Libisë largohet nga zyra

Shkruar nga Pamfleti
“Dy gjarpërinjë në Ministrinë e Jashme”,

“Dy gjarpërinjë në Ministrinë e Jashme”, presidenti i Libisë largohet nga zyra

Presidenti i Libisë, George Weah është larguar nga zyra e tij sepse dy gjarpërinj janë gjetur në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që është vgendi zyrtar i punës së presidentit.

I gjithë stafi është larguar nga ndërtesa dhe do rikthehen më 22 prill.

“Ky vendim është marrë për të larguar zvarranikët dhe rrëshqanorët nga ndërtesa. Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa të pastrojnë ndërtesën”, tha sekretari për shtyp, Smith Toby.

Në vitin 2006 një zjarr ra në rezidencën presidenciale dhe e dogji dhe që atëherë zyra e presidentit është zhvendosur në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Lifestyle dy gjarperinje largohet nga zyra presidenti i Libise