Aktualitet14 Maj 2022, 14:00

Dy prova krimi shtetëror në favor të dinastisë “Gjiknuri” me resorte, toka e hotele në bregdet (fakte)

Shkruar nga Pamfleti

Dy prova krimi shtetëror në favor të dinastisë “Gjiknuri” me resorte, toka e hotele në bregdet (fakte)

Sapo ka filluar të hapet “gropa e zezë e punëve” të pista të familjes qeveritare “Gjiknuri”, ku sipas dosjeve që disponon “Pamfleti”, rezulton  se dora fuqiplotë që krijon përfitime të paligjshme është Damian Gjiknuri, ish-Ministër Energjie-Infrastrukture e Sekretar i Përgjithshëm i PS, në hijen e të cilit është krijuar dhe po vepron kjo dinasti pas ardhjes së “Rilindjes” në pushtet

Prova e parë, dhënie dhe zhdukje vendimi nga mafia e Bashkisë Himarë dhe Prefekturës-Vlorë/ Dy ditë pasi “Pamfleti”, publikoi lejen për ndërtim hoteli me “5 Yje”, mbi tokën e grabitur të familjes “Koço” në Jalë nga firma “ANDI Shpk” e Andi e Adriana Gjiknuri, kushërinj të Damian Gjiknurit, Bashkia Himarë e Prefektura-Vlorës kanë fshirë çdo gjurmë letrash.

Sipas faqeve zyrtare të dy institucioneve datë 13 maj 2022, rezulton se është hequr Vendimi Nr. 60, Prot. 1206/1, datë 11 qershor 2019, dhënë nga Këshilli Bashkiak-Himarë, me kërkesë e Plan-Zhvillimi Zonal, të paraqitur nga kryebashkiaku Jorgo Goro, dhe miratuar më 1 korrik 2019 nga Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj.

Skeda tregon, se vendimet e datave 20 maj, 12 qershor, 24 korrik 2019 e vazhdim  janë gjendje, ndërsa vendimi Nr. 60, i datës 11 qershor 2019 është hequr nga arkiva e Bashkisë Himarë dhe Prefekturës Vlorë..

Krimi në favor të familjes “Gjiknuri” me këtë vendim, qëndron në falsifikimin se më 11 qershor 2019, Bashkia e Himarës nuk ka patur mbledhje, por kryetari Jorgo Goro, kryetari i Këshillit Bashkiak, Foto Karavella dhe Sekretari Theodhori Beja, kanë paraqitur relacion dhe kanë firmosur vendimin e lejes së ndërtimit për firmën “Andi Shpk” (Gjiknuri).

Mashtrimin dhe falsifikimin e vërteton dhe fakti, që vendimet e Këshillit Bashkiak, shënohen me numër rendor aritmetik pas rëndës, ndërsa vendimi i datës 11 qershor 2019 për resortin e Gjiknurëve në Jalë, është më numër 60, kur vendimet para e pas kësaj date janë me numër 20, 21, 23, 24. 25 e në vazhdim

Skandali thellohet me tej, kur shikon që mungon dhe vendimi me Nr. Rendor 22 datë, datë 12 qershor 2019; i cili, sipas informacionit është një tjetër vendim i Bashkisë Himarë brenda 24 orëve, që u ka dhënë Gjiknurëve 4250 m2 tokë buzë detit në Jalë, si gjoja tokë djerrë me qira 11 lekë/m2 në muaj për 30 vite.

Prova e dytë me leje ndërtimi false, për pallate plazhi 4 kate mbi zonë të mbrojtur arkeologjike/ Këtë falsifikim me përmbajtje krim e ka urdhëruar, lejuar dhe miratuar ish-Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, në favor të dinastisë ndërtimore e pronësore të resorteve “Gjiknuri”, që nuk ka lënë tokë e plazh pa “kafshuar” në bregdetin e Himarës e para 3 muajsh dhe 5.3 hektarë Park në Butrint.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Më 24 mars 2017, ministresha Kumbaro, në emër të Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, ka firmosur Vendimin Nr. 39, me Nr. 420 Prot., për lejimin e firmës “Andi Shpk” të Gjiknurëve, të ndërtojë resort me pallate 4 kate e për banim e turizëm në Potam.

Sipas të dhënave, zona bregdetare e Potamit në Himarë, është zonë arkeologjike e mbrojtur dhe vendosur në rezervë, që ndodhet mes dy zonave të tjera arkeologjike “Prino” e “Filikuri”, ku ndalohen ndërtimet e përhershme me tulla e beton, përveç objekteve provizore 1 katesh me strukturë druri e pa themele.

Mirëpo për biznesin e “Andi Shpk” të Gjiknurëve, nuk njihet as ligji e as interesi vlerave kombëtare, gjë që e tregon leja në fjalë, miratuar mbi bazë raporti arkeologjik fals nga Personi fizik “Taulant Rama”.

Ky subjekt, ka nisur aktivitetin privat “Vëzhgime, monitorim e konsulenca arkeologjike” më 6 mars 2017, ose 18 ditë para hartimit të relacionit për leje ndërtimore të pallateve mbi zonën e mbrojtur në Himarë, por nuk ka asnjë dokument licensimi, paçka se thotë ministresha Kumbaro.

Do vijojmë publikim provash, nga lidhjet e punëve “lavatriçe” të milionave të pista, nëpërmjet ndërtimit dhe shitjes së apartamenteve e vilave, që ndërtohen dhe nga firma “Teo Contruction Shpk” me drejtor Andi Gjiknuri, por që menaxhohen nga grupi “Gjiknuri-Century 21-EUROSIG” në bregdetin Vlorë, Himarë, Sarandë e Tiranë./Pamfleti  

Kryesore Damian gjiknuri