alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dy të ekstraduarit në Spanjë për Call Center, ortakë me Amant Josifin, këshilltarin e Olta Xhaçkës dhe Olsi Ramën

11/11/2022, 15:45
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A

Dokument/ Nuk është rastësi, që gjithë fshehjet dhe tjetërsimet e kapitaleve me njëri-tjetrin çdo 3 e 6 muaj, i kanë bërë te notere Natasha Xhaçka, mamaja e ministres së Jashtme, ndërsa Amant Josifi është djali i Krye-komisioneres së Administratës Publike, Pranvera Strakosha, i lidhur edhe në ortakëri me Olsi Ramën. Prandaj policia shqiptare e SPAK, nuk i përfshinë në aksionin ndërkombëtar “Stuhia”, nga frika e “stuhisë” hakmarrëse të Edi Ramës

Operacioni ndërkombëtar “Stuhia” i Eurojust, Europol dhe Spanjës, kryer në bashkëpunim me Policinë Shqiptare e SPAK, ndaj aktivitetit kriminal nëpërmjet qendrave Call Center, prangosi edhe shtetasit Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj.


-Lexo edhe:

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

“Kur ke dashuruar për herë të fundit?”, Ben Blushi rrëfen bisedën me Ismail Kadarenë

Këta dy, janë vlerësuar si “koka” e aktivitetit kriminal dhe do ekstradohen në Spanjës, për t’u gjykuar atje për veprat penale të vjedhjes së pasurisë shtetasve të huaj, nëpërmjet mashtrimit on-line me kriptomonedha.

Por dokumentet tatimore, vërtetojnë se “koka” e aktivitetit kriminal të mashtrimit me Call Center në Shqipëri, është mafiozi Amant Josifi, ndërsa të prangosurit Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj që do ekstradohen në Spanjë, janë ortakët dhe “çerrat” e tij, të përdorur si  “bedelë”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Pra, u arrestuan ortakët “çirakë”, por nuk u hetua bosi Amant Josifi, duke bindur shqiptarët, se ai nuk preket as nga drejtësia e re, ngaqë ka qenë e vazhdon të jetë këshilltar i ministres Olta Xhaçka, qysh kur kjo ishte ministre e Punës dhe ministre e Mbrojtjes.

Përveç kësaj lidhjeje, Aman Josfi ka dhe lidhjen tjetër me pushtetin, si djali i Krye-komisioneres së Administratës Publike, Pranvera Strakosha (Josifi), njëherazi në grupin kriminal të trafikut të fëmijëve me mamanë e Olta Xhaçkës.

Por fuqia me madhe, qëndron në faktin se Amant Josifi është në ortakëri me Olsi Ramën te Call Center, te kompania “Pegasus Communications”, e disa biznese të tjerë.

Prandaj nuk do shumë mendje të kuptohet, se policia shqiptare dhe SPAK nuk e përfshiu Amant Josifin e grupit mafioz Call Center në aksionin ndërkombëtar “Stuhia”, nga frika e “stuhisë” hakmarrëse të Edi Ramës, megjithëse kompanitë që kanë mashtruar janë biznese të tij.

Sipas dokumenteve tatimore, dy të prangosurit Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj që do ekstradohen në Spanjë, janë ortakë me Amant Josifin në kompanitë Call Cener “ORITECH”, “APA-LIAISON”, “Europe Service Group” e “Ever PLUS”, por Amant Josifi i Olta Xhaçkës e Olsi Ramës as nuk u hetua, madje po vazhdon biznesin mashtrues me Call Center.

Për të fshehur gjurmët, Josifi dhe dy të prangosurit, kanë shitur e blerë aksionet e kompanive me njeri-tjetrin në çdo 3 e 6 muaj, ku jo rastësisht, noterja që ka kryer veprimet tjetërsuese me letra false, është Natasha Xhaçka, mamaja e ministreshës Olta Xhaçka.

Mbase Policia dhe SPAK e hetojnë Amant Josifin e Olsi Ramën, në aksionin tjetër që do bëjnë me drejtësinë Gjermane, Holandeze e Italiane./Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter
Kush janë milionerët e kombëtares? Armando Broja më i paguari, Asllani “bingo” tek Interi që në kontratën e parë

Kush janë milionerët e kombëtares? Armando Broja më i paguari, Asllani “bingo” tek Interi që në kontratën e parë

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Lajmi i Dites

Trafikanti Gentian Filaj, ortak me oligarkun rus, me Fatmir Mediun e serben Marijana Gvozdenoviç

28/01/2023, 10:53

Lajmet e fundit

Për “alibashët” që ende e trajtojnë Berishën si antikuar me vlerë!

28/01/2023, 17:13
Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i kombëtares realizon 2 gola për 3 minuta

Myrto Uzuni pa “frena” në Spanjë, sulmuesi i kombëtares realizon 2 gola për 3 minuta

28/01/2023, 17:09

“Je fiks si Tom Hardy”/ Olta fillon komplimentet për Luizin, e krahason me një ndër meshkujt më sexy në botë

28/01/2023, 17:03
Egnatia bën goditjen e madhe, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt zyrtarizimit në Superiore

Egnatia bën goditjen e madhe, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt zyrtarizimit në Superiore

28/01/2023, 16:47

Gjenerali amerikan alarmon botën, urdhër vartësve: Bëhuni gati për luftë me Kinën!

28/01/2023, 16:43
Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, përgatitet byzylyku special për Dani Alvesh

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, përgatitet byzylyku special për Dani Alvesh

28/01/2023, 16:25

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In