Bota15 Prill 2019, 18:20

Dy vajza nudo i ndërpresin fjalimin ministrit gjerman, gjest kundër vendimit për abortin

Shkruar nga Pamfleti
Dy vajza nudo i ndërpresin fjalimin ministrit gjerman, gjest kundër

Dy vajza gjermane kanë ndërprerë ministrinin gjerman të Shendetësisë në një fjalim të tij për abortet. Sipas BBC, ministri Jens Span jepte një leksion për pasojat negative të abortit me anë të një studimi të kryer.

Në një moment dy vajza pa rroba kanë vrapuar drejt ministrit me shkrime në gjoks dhe në bark: ‘Trupi im,zgjedhja ime’ .

Sipas BBC, vajzat protestuan pasi ky studim synonte që të bënte femrat të kenë mendime kundër abortit.

Ministri gjerman reagoi menjëherë në internet duke thenë: ‘Nuk kam asgjë kundër abortit. Këto akte nuk më bëjnë përshtypje. Punonjësi i hotelit do kishte me shumë mundesi për një bisedim me mua,’ duke kritikuar ashtu menyren që këto femrat kanë protestuar.

Bota