Kosova10 Tetor 2022, 09:09

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Komuna e Podujevës po dyshohet se ka bërë shkelje ligjore sa i përket një tenderi të dhënë për asfaltimin e disa rrugëve në fshatrat Orllan-Brainë-Turuqicë-Herticë dhe Barainë.

Tenderi i dhënë nga kjo komunë po cilësohet si këqpërdorim i parasë publike nëpërmjet procedurave të prokurimit nga vetë komuna në bashkëpunim me operatorët ekonomikë.

Organizata joqeveritare Iniciativa për Progres, ka pubikuar disa të gjetura rreth këtij tenderi.

Qendrim Arifit nga kjo organizatë, ka thënë që përveç se komuna shpalli fitues kompaninë që kishte oferten më të lartë për këtë projekt, dyshimet e tjera janë për keqperdorim të operatorv ekonomik pasi të dy pronarët e kompanive ishin vëllezër.

“Kemi gjetur që komuna e Podujeves në një rast ka bërë shkelje ligjore duke eliminuar pa drejtë operatorin më të lirë dhe duke i dhënë më të drejtë  një operatori më çmim më të lartë. Ne kemi parë se kompania që është shpall fitues dhe ajo që është eliminuar janë vëllëzër mes vete dhe ky elimin pa ndonjë pasojë na bënë të dyshojm që kemi të bëjmë edhe më dallaverve mes operatorve ekonomik në bashkëpunim më organët komunale”, ka thënë Arifi, raportoi Express.

Shuma për tërë këtë projekt nga Komuan e Podujevës është paraparë 120 mijë euro, derisa kompania fituese, “Rahovica Comerce” ka fituar tenderin në fjalë me ofertën 106 mijë e 478.30 euro.

Në këtë konkurs ishin pesë operatorë ekonomikë, në mesin e  tyre ishte dhe një kompani “Quality Asphalt & Ëorld Medium”, e cili kishte oferten më të ulët prej 101 mijë e 730.96 euro.

Ndonëse thonë se nuk ishin në dijeni se pronarët ishin vëllëzer, zëdhënësi i komunës, Fatri Zhitia ka treguar arsyen se pse nuk fitoi kompania me çmimin më të ulët.

“Komisioni vlerësues nga Komuna e Podujevës ka vërtetuar se kompania që ka ofertuar me cmimin më të lirë nuk i ka përmbushur rregullat për të fituar tenderin. Problemi ka qenë pasi që menaxheri i kontratës ka marrëdhënie pune me dy kompani tjera dhe kjo bie ndesh me rregullat”, ka theksuar Zhitia.

Kjo kontratë është nënshkruar në gusht të këtij viti mes kompanisë dhe Komunës së Podujevës dhe për pak ditë pritet të fillojë edhe puna për asfaltimin e rrugëve.

Prishtine Komuna e Podujevës tender

Kosova