Aktualitet11 Prill 2019, 12:38

Dy vjet nga vrasja e Marvi Mihalit, gjykata jep vendimin për të akuzuarit

Shkruar nga Pamfleti
Dy vjet nga vrasja e Marvi Mihalit, gjykata jep vendimin për të

Gjykata ka dhënë sot vendimin për tre të akuzuarit për vrasjen e Marvi Mihalit, të riut të vrarë tre vjet më parë në Tiranë.

Devis Bitraj është dënuar kështu me 19 vjet burg, Eugen Bbitraj me 12 vjet, Marsel Alla me 12 vjet dhe po aq edhe Kridesn Alla.

Seancat e këtij gjyqi shpesh janë shoqëruar nga tensione në sallë mes familjarëve të viktimës dhe të të pandehurve. Babai i Dejvi Bitrajt madje i ka akuzuar se kanë kërkuar një shumë të konsiderueshme parash për vdekjen e djalit të tyre, akuza që janë hedhur poshtë nga prindërit e Marvi Mihalit.

Marvi Mihali u vra më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit Selman Stermasi. Debati për një kërkues përfundoi në konflikt fizik mes tij dhe të dënuarve të cilët e qëlluan me thikë për vdekje.

Aktualitet gjykata Marvi Mihali