alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

“Dyshime për abuzim me fonde të UEFA-s”/ Zëri i Amerikës: Duka nën hetim, i kritikuar shpesh për mënyrën si e ka drejtuar FSHF-në

24/01/2022, 20:49
ne Aktualitet
A A

Në Shqipëri, prokuroria e Tiranës ka regjistruar një procedim penal ndaj presidentit të Federatës së Futbollit Armando Duka, lidhur me administrimin e një fondi prej 1.3 milion eurosh që UEFA ia ka kaluar asaj për llogari të Klubit të futbollit të Tiranës. Prokuroria ka ngritur akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe Vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës ndaj Dukës.


-Lexo edhe:

Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për Ukrainën: Duhen 2 muaj të prodhohen, por i kërkuan për 2 javë

“Presidenti i ri”/ Baton Haxhiu: Rama e di kush do të jetë, por kërkon përplasje brenda opozitës

Një material i sektorit të krimit ekonomik të policisë, ndaj disa zhvillimeve në Federatën shqiptare të futbollit, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit, duke konstatuar në kallëzim, elementë të veprave penale, ka vendosur të nisë hetimet ndaj presidentit të Federatës Armando Duka.

Gjithçka duket se ka të bëjë me një fond prej 1.3 milion eurosh që Uefa i ka kaluar Federatës si fonde që i takonin klubit të Tiranës për pjesëmarrjen e skuadrës së tij në garat europiane të futbollit.

Problemi ka lindur pasi për shkak të disa borxheve të pashlyera ndaj të tretëve, llogaritë e klubit të Tiranës ishin të bllokuara nga përmbarimi. Dyshimet janë se Federata për të favorizuar klubin, ka bërë kalimin e fondeve të Uefa-s, në favor të “KF Tirana”, përmes llogarive të tjera. Për këtë arsye, Prokuroria ka ngritur akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës” ndaj presidentit të Federatës shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Duka ka qenë shpesh në qendër të kritikave dhe akuzave për mënyrën se si ai ka drejtuar Federatën e Futbollit, për shkak dhe të shumë fenomeneve problematike që e kanë shoqëruar këtë sport. Ai është në krye të qeverisë së futbollit që prej vitit 2002, prej 5 mandatesh radhazi, dhe kërkon të marrë një mandat të ri në zgjedhjet e reja që parashikohen pas disa javësh. Zgjedhje të cilat po paraprihen nga polemika të forta, dhe akuza për manipulim të procesit zgjedhor, nga ana e kandidatëve në garë.

Ditët e fundit ka nisur dhe një përplasje e fortë mes Federatës dhe Bashkisë së Tiranës, e cila është aksionere në klubin e futbollit Tirana. Federata bëri sot publik një regjistrim audio të një takimi të zhvilluar një ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me anëtarët e Shoqatës rajonale të futbollit, ku përveç një fjalori aspak të përshtatshëm, Veliaj ngrinte akuza të rënda ndaj Dukës.

Federata e cilësoi këtë takim si një “ndërhyrje skandaloze politike në çështjet e komunitetit të futbollit”, duke qenë se Asambleja e shoqatës zgjedh delegatët që votojnë për kreun e Federatës.

Veliaj reagoi duke thënë se i qëndron “atyre që kam thënë në atë palo përgjim të Federatës së Futbollit, e cila në vend se të garantojë barazinë e garës për kreun e saj, angazhohet në përgjime dhe shantazhe për llogari të beut të saj”, ndërsa sa i përket fjalorit të përdorur, ai u shpreh se “është nxjerrë jashtë kontekstit një bisedë djemsh, si në çdo fushë futbolli para ndeshjes”. /VOA

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Aktualitet

Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për Ukrainën: Duhen 2 muaj të prodhohen, por i kërkuan për 2 javë

16/05/2022, 21:08
Aktualitet

“Presidenti i ri”/ Baton Haxhiu: Rama e di kush do të jetë, por kërkon përplasje brenda opozitës

16/05/2022, 20:48
Aktualitet

Analisti: Ilir Meta do të jetë “kurbani i madh” i SPAK-ut

16/05/2022, 18:25
Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari
Aktualitet

“Presioni” i SHBA-ve ndaj SPAK, Shkëlqim Hajdari: ‘Peshqit e mëdhenj’ janë në rrjetë tashmë, herët apo vonë do dalin në breg!

16/05/2022, 16:03
Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë, në raport me popullsinë; kontrasti me Kosovën
Aktualitet

Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të divorceve në Europë, në raport me popullsinë; kontrasti me Kosovën

16/05/2022, 14:59
Drejtori i anti-mafias italiane bën deklaratën e fortë: Trafikantët shqiptarë punojnë për “Ndranghetan”, Genova nën mbikëqyrje
Aktualitet

Drejtori i anti-mafias italiane bën deklaratën e fortë: Trafikantët shqiptarë punojnë për “Ndranghetan”, Genova nën mbikëqyrje

16/05/2022, 14:55
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Monika “hakmerret” ndaj Ilirit: S’ka lezet pa mua, Donaldi fitues!

“Më vjen t’i gjuaj me tullë pas kokës”/ Monika sherr me Ilirin për një qese spinaq: Më kujton gjyshin

Gjetën rrugën e rrjetës me ekipet respektive, Bajrami dhe Rrahmani mes më të mirëve të Serisë A (Foto)

Gjetën rrugën e rrjetës me ekipet respektive, Bajrami dhe Rrahmani mes më të mirëve të Serisë A (Foto)

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Sipërmarrësja shqiptare prodhon autoambulanca për Ukrainën: Duhen 2 muaj të prodhohen, por i kërkuan për 2 javë

16/05/2022, 21:08

Pompeo takon muxhahedinët iranianë: Kasapi që orkestroi masakrën e 1988-ës, tani është president

16/05/2022, 21:08

Hoxha: Nuk bëjmë më koalicione parazgjedhore me partitë maqedonase

16/05/2022, 21:02
Eriksen dëshiron të dëgjojë melodinë e Champions League, ish-klubi kërkon të rikthejë në shtëpi mesfushorin danez

Eriksen dëshiron të dëgjojë melodinë e Champions League, ish-klubi kërkon të rikthejë në shtëpi mesfushorin danez

16/05/2022, 21:00

LSI frikë për arrestime, Kryemadhi: Të huajt po lobojnë te prokurorët e SPAK

16/05/2022, 20:53

“Presidenti i ri”/ Baton Haxhiu: Rama e di kush do të jetë, por kërkon përplasje brenda opozitës

16/05/2022, 20:48
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Gazeta austriake që ka botuar skandalin, është shumë e çuditur se si skandali ka tronditur më shumë Austrinë, se sa Shqipërinë. Ka më shumë komente në redaksinë e gazetës austriake, se sa në selitë e partive politike në Shqipëri apo gazetat shqiptare.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #drejtesi #ilirmeta #president #shqiperi #gazeta #austria
  • Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës. Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm….

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #president #ilirmeta #vrases #shqiperi #media #austria
  • Si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #soro #ilirmeta #pompeo #nongrada #amerika

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In