Kronike29 Mars 2022, 20:21

Dyshime për një të plagosur nga të shtënat në Elbasan, “BMW”-ja ishte planifikuar të digjej

Shkruar nga Pamfleti
Dyshime për një të plagosur nga të shtënat në

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e Elbasanit, ku ndaj një automjeti tip “BMW” u qëllua me breshëri plumbash.

Ngjarja ndodhi përgjatë aksit Elbasan-Peqin dhe personat që ndodheshin në automjet e kanë braktisur makinë duke larguar. Nga hetimet paraprake dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes dy personazheve të njohur të botës së krimit. Ende nuk dihen emrat, por flitet se janë dy të shumëkërkuar.

Po ashtu, mësohet se policia ka gjetur gjurmë gjaku dhe dyshimet janë se mund të kemi një person të plagosur. Ajo që dyshojnë hetuesit është se makina e braktisur ndoshta do të përdorej në atentat, por ka hasur në rezistencë nga personat e tjerë që ndoshta ishin shënjestra. Makina ishte me targa të vjedhur dhe në të ndodhe një bidon me 5 litra benzinë, që dyshohet se do të përdorej për të djegur automjetin pas atentati. Po ashtu u gjet dhe një kallashnikov. Megjithatë hetimet janë duke vijuar.

Kronike Atentat BMW' Elbasan