Politike30 Tetor 2018, 08:18

Dyshimet, pse po e shtyn Meta dekretimin e Sandër Lleshit? Ja si Kushtetuta e detyron të pranojë propozimin e kryeministrit

Shkruar nga Pamfleti
Dyshimet, pse po e shtyn Meta dekretimin e Sandër Lleshit? Ja si Kushtetuta

Dyshimet, pse po e shtyn Meta dekretimin e Sandër Lleshit? Ja si Kushtetuta e detyron të pranojë propozimin e kryeministrit

Presidenti Ilir Meta ka vendosur të zvarrisë dekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm. Teksa shkarkimin e Fatmir Xhafajt e firmosi menjëherë, kreu i shtetit ka vendosur të marrë kohë për emrin e ri. Gazeta ka mësuar se ai po bën verifikime në institucionet ligjzbatuese për figurën e Sandër Lleshit, por gjithsesi kanë lindur dyshimet. A po i jep Meta kohë Fatmir Xhafajt që të marrë me vete të gjitha dosjet dhe informacionet nga ministria e Brendshme? Zvarritja e dekretit duket se është një lëvizje strategjike e Metës, pasi Kushtetuta dhe precedentë e mëparshëm nuk i lënë asnjë rrugë atij që të refuzojë propozimin e kryeministrit. Në nenin 98 të Kushtetutës thuhet: “Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve; Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”. Pra ky nen nuk e përcakton se kreu i shtetit mund të refuzojë. Por ka dhe një precedent të Bujar Nishanit.

Kur Rama propozoi Xhafajn ministër të Brendshëm në vitin 2017, Bujar Nishani në atë kohë deklaroi hapur se emri i Xhafajt është një figurë e papërshtatshme, por Kushtetuta e detyronte atë të firmoste dekretin. “Ka pasur dëshmi publike, shqetësuese të cilat e akuzojnë kandidaturën e ministrit për ushtrim dhune dhe torturë gjatë procesit hetimor, jo vetëm ndaj subjekteve që hetohen, por edhe ndaj familjarëve të tyre. Sipas dëshmive publike, ky hetim ishte për shkak të reagimeve të subjekteve ndaj vdekjes së diktatoritgazeta Sot. Në këto rrethana…. në vlerësimin tim kandidatura e Ministrit të Brendshëm është e papërshtatshme. Por kushtetuta nuk ia jep të drejtën presidentit të republikës për të refuzuar një kandidaturë për ministër, pasi i vetmi kusht që përcakton kushtetuta për të qenë ministër është ai plotësimit të kritereve për të qenë deputet. Nëse kushtetuta do t’ia njihte të drejtën presidentit për të rrëzuar kandidaturat e kryeministrit, unë do ta rrëzoja kandidaturën e ministrit të brendshëm”, deklaronte Bujar Nishani më 19 mars 2017. Pra edhe në këtë rast Meta është i detyruar që brenda 7 ditësh të dekretojë Lleshin.

Afrimi Meta-Xhafaj

Gazeta e deklaroi disa ditë më parë se kishte një afrim të mistershëm mes Fatmir Xhafajt dhe Ilir Metës. Të gjithë e mbajnë mend skenën e ndodhur më 21 korrik 2016 në Konferencën e Kryetarëve, ku Xhafaj e Meta u përplasën fort sa faktua se koalicioni PS-LSI po merrte fund. Po ashtu Xhafaj njihej si rival i LSI, pasi kishte shumë kontradikta për reformën në drejtësi. Por pasi ai u bë ministër, situata u duk se ndryshoi. Fillimisht shpërtheu skandali i vëllait dhe ndryshe nga PD, LSI doli kundër ishte Monika Kryemadhi, ajo e cila deklaroi se Xhafaj nuk duhet të mbajë përgjegjësi për vëllanë e tij. Por pasi ndodhi aksioni “Volvo 4” ku u arrestuan 34 persona, u tregua afrimiteti Xhafaj-LSI. Monika Kryemadhi sërish doli dhe e përshëndeti dhe eksponentë të LSI u rreshtuan krah Xhafajt hapur dhe i kërkuan që të dalë kundër Ramës. Pra, elozhet e LSI ndaj ish-ministrit janë një sinjal për afrimi Meta-Xhafaj. Për këtë arsye ka pasur dhe pikëpyetje për vonesat e Metës me dekretin. Ose kjo bëhet për ego politike, ose i jepte më shumë kohë Xhafajt që të rrijë në detyrë dhe të mbyllë të gjitha çështjet e lëna pezull.

Politike