Bota11 Janar 2023, 15:36

Dyshimet se Minsku mund të përfshihet në luftë, Zelensky thirrje ukrainasve: Duhet të jemi gati në kufirin me Bjellorusinë

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti, Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina duhet “të jetë gati” në kufirin e saj me Bjellorusinë, në rast të përfshirjes së Minskut në konflikt.

Gjatë një vizite në rajonin Lviv në Ukrainën perëndimore sot, Zelenskyy diskutoi mbrojtjen e kufirit dhe situatën e sigurisë në vend.

Ne diskutuam mbrojtjen e kufirit shtetëror, situatën operacionale në kufirin me Republikën e Bjellorusisë dhe masat kundër-subversive në këto territore. Ne e kuptojmë se përveç deklaratave të fuqishme, nuk shohim asgjë të fuqishme atje, por megjithatë duhet të jemi të gatshëm si në kufi ashtu edhe në rajone”, tha Zelensky.

Javën e kaluar, ministria bjelloruse e mbrojtjes tha se Moska dhe Minsk kishin forcuar grupimin e tyre të përbashkët ushtarak në Bjellorusi me armë, ushtarë dhe pajisje të specializuara.

Ekspertët perëndimorë besojnë se Rusia po shtyn që Bjellorusia të hyjë drejtpërdrejt në luftë dhe Kievi ka paralajmëruar se Moska mund të përpiqet të përdorë Bjellorusinë për të nisur një pushtim të ri tokësor të Ukrainës nga veriu.

Bota Bjellorusi Ukrainë. Zelensky