Sport12 Tetor 2022, 17:52

Dyshja e ëndrrave bashkë te PSG-ja? CR7 i vetëofrohet kampionëve të Francës pas vendimit të Kilian Mbape

Shkruar nga Pamfleti
Dyshja e ëndrrave bashkë te PSG-ja? CR7 i vetëofrohet

Dyshja e ëndrrave bashkë te PSG-ja? CR7 i vetëofrohet kampionëve të Francës pas vendimit të Kilian Mbape

Kristiano Ronaldo është në kërkim të një skuadre që t’i dhurojë mundësinë të luajë në Champions, dhe pasi ka mësuar lajmin për krisjen e Kilië Mbapesë me PSG-në, menaxheri Zhorzh Mendesh ua ka ofruar menjëherë klientin francezëve, duke qenë se edhe destinacioni i pëlqen shumë portugezit.

Sigurisht që CR7 nuk është më ai djaloshi i ri dhe bomberi i pagabueshëm, pavarësisht arritjes së 700 golave në klube, por nga ana e marketingut është një makineri dhe sigurisht që duke parë kostot që PSG-ja mund të humbasë nga një largim i mundshëm i Mbapesë, Kristiano Ronaldo shihet si figurë që mund të sjellë jo pak sponsorë të rinj e të fuqishëm.

Sigurisht, një peshë të rëndësishme do të ketë edhe trajneri Galtier, për t’i garantuar minuta, sepse pa luajtur vështirë se mund të vijnë miliona nga jashtë.

Ndonëse duhet kuptuar se sa e vërtetë është çështja mes Mbapesë dhe PSG-së, për të provuar më pas të mësojmë se sa shanse ka Ronaldo që të shkojë në Paris dhe të formonte më në fund dyshen e ëndërruar gjithmonë me Mesin.

Sport CR7 Kilian Mbape Kristiano Ronaldo Lionel Mesi PSG