Kronike23 Shtator 2022, 15:45

Dyshohet se i mori para një pacienti, shoqërohet nga policia mjeku i Spitalit të Traumës

Shkruar nga Pamfleti
Dyshohet se i mori para një pacienti, shoqërohet nga policia mjeku i

Momenti i shoqërimit të mjekut

Një mjek i Spitalit të Traumë është shoqëruar nga policia, pasi dyshohet se ka marr ryshfet.

Operacioni është zhvilluar pak minuta më parë nga polica e kryeqytetit, pas denoncimeve të bëra nga qytetarët. Sipas burimeve i shoqëruar është mjeku anestezist Fitim Marku.

Për mjekun Fitim Marku kishte pasur shumë denoncime se merrte para dhe kjo ka bërë që policia ta monitoronte deri në momentin e prangosjes.   Në spital është futur si pacient një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

Po ashtu bashkë me të janë shoqëruar dhe disa mjekë dhe infermierë që kanë dijeni për këtë aferë.

Kronike