Gjykata ka vendosur lirim me kusht për 30-vjeçarin shqiptar në Volos të Greqisë, i cili dyshohet se përdhunoi një të mitur, e cila kishte prapambetje mendore.
Sipas Protothema.gr raportohet se shqiptari u lirua me kusht që të mos dalë nga vendi dhe të paraqitet dy herë në muaj në Policinë e Volosit, derisa të vërtetohet pafajësia e tij.
30-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u arrestua pasi prindërit e një adoleshenteje u ankuan se i riu ka kryer mardhënie seksuale me vajzën e tyre, duke përfituar nga fakti se ajo vuan nga prapambetja mendore.
Nga ana e tij, shqiptari pretendoi para grupit hetimor se ajo ishte e dashura e tij, dhe nuk e dinte se ajo vuante nga prapambetja mendore, dhe se nuk kishin pasur kontakt së bashku.
Sipas po të njëjtës media, i riu shqiptar ka vite që jeton në shtetin grek.