Një mjet është aksidentuar në aksin në ndërtim Kardhiq- Delvinë 200 m larg tunelit të qafës së Skërficës.
Turistët janë shtetas amerikanë dhe besohet se kanë ngatërruar rrugën edhe prej mungesës së tabelave sinjalizuese.
Ky aks është në ndërtim dhe nuk lejohet kalimi i mjeteve megjithatë avancimi i punimeve lejon mjetet të përshkojnë një segmet prej gati 15 km asfalt.
Ata kanë kërkuar ndihmë nëpërmjet telefonit dhe aktualisht mjete të policisë dhe ambulanca po shkojnë në vendngjarje.
Megjithëse pa pasoja serioze ky është aksidenti i tretë që shënohet në këtë aks gjatë javëve të fundit.