Kronike28 Korrik 2022, 17:11

Dyshohet se vrau drejtorin e OST në vitin 2016, gjykata lë në burg Dorian Keqin

Shkruar nga Pamfleti
Dyshohet se vrau drejtorin e OST në vitin 2016, gjykata lë në

Gjykata e Lezhës, ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest ne burg’ për 40-vjeçarin Dorian Keqi, i cili u arrestua të hënën nga policia për vrasjen e ish-drejtorit të OST në Mirditë Saimir Jaku në vitin 2016.

40-vjeçari u zbulua pas 6 vitesh, pasi kishte lënë gjurmë në vendin ku ishte djegur automjeti i përdorur në këtë ngjarje.

Në bidonin me benzinë që u përdor nga autorët për djegien e makinës u gjeten shenjat e gishtit që përputheshin me ato të Dorian Keqit.

Ndërkohë nga burime brenda në sallën e gjyqit, thuhet se Keqi nuk ka pranuar përfshirjen ne ngjarje dhe ka folur nëpërmjet avokatit për ngjarjen duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit. Prokurori ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg qe është pranuar nga gjyqtarja Elsa Ulliri e cila ka caktuar ndaj te dyshuarit Dorjan Keqi masën e sigurisë arrest me burg.

Kujtojmë se Keqi u arrestua disa vite më vonë pas krimit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kronike Burg Dorian Keqi gjykata