Sport21 Shkurt 2022, 18:26

E aktivizoi i pari në Premier Ligë, mes 3 të piketuarve të Frenk Lampard edhe Armando Broja

Shkruar nga Pamfleti
E aktivizoi i pari në Premier Ligë, mes 3 të piketuarve të

E aktivizoi i pari në Premier Ligë, mes 3 të piketuarve të Frenk Lampard edhe Armando Broja

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, është vënë në kërkim nga shumë ekipe të mëdha angleze, përfshirë këtu Arsenalin dhe Njukasëllin.

Së fundmi në garë për shërbimet e 20-vjeçarit ka hyrë dhe Evertoni. Me ish-teknikun e Çelsit në krye të ekipit, Frenk Lampard mendon se mund ta afrojë Brojën në radhët e ekipit të tij.

Ishte pikërisht anglezi ai që e aktivizoi Brojën për herë të parë në futbollin profesionist dhe ishte pikërisht përballë Evertonit.

Gjithashtu, Lampard kërkon dhe dy lojtarë të talentuar që ka pasur te Çelsi, por shqiptari është ai që i është shfaqur një interes më i madh.

Gjithsesi, Evertoni duhet të mposhtë konkurrencën me Arsenalin, që po këmbëngul a ketë 20-vjeçarin pjesë të ekipit.

Gjithashtu në lojë është dhe Çelsi, që zotëron kartonin e lojtarit dhe me situatën e keqe që po kalojnë “Blutë” me Lukakun dhe Verner, Broja mund të shihet si i duhuri për të plotësuar kampionët e botës.

Sport Armando Broja Frenk Lampard sulmuesi i kombëtares shqiptare