Bota20 Tetor 2022, 18:59

E akuzuan për lidhje me serbët, vëllai i Abazoviçit flet për herë të parë rreth bashkëpunimit me partneren e Ana Brnabiçit

Shkruar nga Pamfleti

3 muaj pas bërjes publike të skandalit, Abazoviç ka folur “pa dorashka” rreth hapjes së spitalit privat në Beograd, duke dhënë detaje se kush është pronari i vërtetë, kush i dha paratë, por edhe për marrëdhëniet me Milica Gjurgiçin – partneren e Ana Brnabiçit.

Prej kohësh tashmë, në mediat kryesore të rajonit kanë qarkulluar zëra për një marrëdhënie të mundshme biznesi mes vëllait të kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe partneres së kryeministres serbe, Ana Brnabić. Ngjarja e bujshme ka fostruar mjekun Xhihan Abazoviç, për faktin se i vëllai kryeministër, u bë tabelë qitje për sulmet politike.

Në një dalje mediatike 3 muaj pas bërjes publike të skandalit, Abazoviç ka folur “pa dorashka” rreth hapjes së spitalit privat në Beograd, duke dhënë detaje se kush është pronari i vërtetë, kush i dha paratë, por edhe për marrëdhëniet me Milica Gjurgiçin – partneren e Ana Brnabiçit.

“Pronari i Spitalit BioCell është Vincula Biotech Group, i cili është themeluar në vitin 2015 dhe pronari i shumicës së aksioneve është kompania Ensifolia, e regjistruar në Qipro, e cila është themeluar nga mjekët. Kjo kompani fillimisht është formuar nga profesori Aleksandar Ljubiç dhe unë. Kjo nuk ka të bëjë me financat, por me një ide të përbashkët”, ka shpjeguar mjeku.

Ai thotë se kanë vetëm një investitor financiar, Milija Baboviç, përmes kompanisë së tij “Robne Kuće Beograd”, raporton nova.rs.

“Njerëzit që ndërtuan këtë pallat, që nuk është pronë e jona, por hapësirë me qira, një pjesë të mirë na e dhanë me këste, pjesën tjetër që lidhet me pajisjet i mbuloi Raiffeisen leasing dhe kompania Metronik, partner strategjik i së cilës jemi, financoi sallat operative. Kur të mblidhet gjithçka, është një investim nga tetë deri në nëntë milionë euro”, thotë Abazoviç.

I ndalur tek raportet me Milica Gjurgiçin, partneren e Brnabiç, Abazoviç thotë se ka dashur të ketë në spital një mjeke të re me përvojë dhe meqë Milicën e njeh nga universiteti, ka qenë e logjikshme të zgjedhë të punojë me të.

“Kur e pyesin se çfarë e bën të ndihet keq në lidhje me pyetjet se kush është pronari dhe nga vijnë paratë, apo pretendimet se klinika i është bërë dhuratë për disa koncesione, ai përgjigjet se “Deri dje kam qenë një njeri i respektuar ndërsa sot po llogaritëm sikurse nuk e kam mbaruar fakultetin e mjekësisë dhe sikur nuk e kam drejtuar këtë spital para një institucioni shëndetësor privat në Ulqin prej nga jam unë dhe kohë kur vëllai im ndoshta ishte në vitin e parë të studimeve apo edhe në shkollë të mesme. Dhe për të përmendur, kur nisi ky projekt spitalor, ishte në vitin 2018, vëllai im ishte në opozitë. U konsultova me të dhe më tha se çfarëdo që të më pyesë dikush, duhet të përgjigjem ashtu siç është”- tha Abazoviç.

Referuar spekulimeve të opinionit publik, të cilët lidhin hapjen e spitalit me afrimin e qeverisë së Dritan Abazoviçit dhe Beogradit zyrtar, mjeku u përgjigj se projekti ka filluar më herët. “Nëse dikush në botë mund ta ndërtojë projektin e spitalit nga gushti i vitit 2020, kur u formua Qeveria e Malit të Zi, e deri më tani, unë i heq kapelën”- tha Abazoviç.

Më tej Abazoviç ka folur edhe për raportet me të vëllain, Dritanin. Sipas mjekut, i vëllai ka qenë gjithmonë një rebel i vërtetë, të cilin madje kanë dashur ta përjashtojnë nga shkolla fillore. “Ai gjithmonë ka luftuar për të drejtat e dikujt. Ai kishte problem me qeverisjen, jo sepse ishte rastësor, por sepse vazhdimisht rebelohej dhe luftonte për të drejtat e dikujt”, pohoi ai.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Rajoni Abazoviç