Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një video-konferencë me ambasadorët e vendeve të BE për të folur për negociatat dhe uljen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021. Xhaçka thotë se ky vit është vendimtar për të ardhmen europiane të Shqipërisë teksa nuk fsheh optimizmin se kësaj radhe BE do i qëndrojë fjalës.
Zhvillova një video- konferencë me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Mirënjohje ndaj Amasadorit Soreca për punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes, ku shkëmbyem pikëpamjet tona rreth këtij viti vendimtar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë🇦🇱. Falënderova ambasadorët për gatishmërinë dhe vullnetin e tyre të mirë për një bashkëpunim të frytshëm.
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është anëtarësimi në BE. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet. Mbetemi optimistë që BE do t’i qëndrojë fjalës së saj duke arritur në një kompromis për kornizën negociuese dhe duke caktuar një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare gjatë 2021. 🇦🇱