Sport25 Gusht 2019, 16:45

E ardhmja e Sanchezit, trajneri i United tregon të vërtetën

Shkruar nga Pamfleti
E ardhmja e Sanchezit, trajneri i United tregon të vërtetën

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është kthyer të flasë për situatën e Alexis Sanchez një ditë pas humbjes së pësuar në shtëpi kundër Crystal Palace.

“Kam folur me të dhe ka qenë një bashkëbisedim i kënaqshëm. Jemi të hapur për gjithçka. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë norvegjezi për Manchester Evening News.

Kiliani kërkohet me ngulm nga Inter-i dhe dita e nesërme mund të jetë vendimtare për transferimin e tij te zikaltrit.

 

Për të marrë të parët analizat dhe opinionet e fundit, si dhe artikujt investigues nga PAMFLETI, bashkohuni me grupin Pamfleti Telegram
TELEGRAM: https://t.me/pamfleti

Sport Manchester United