Sport30 Qershor 2022, 21:16

E ardhmja e Strakoshës mbetet ende pezull, De Biazi: Duhet të largohet nga Italia, ka shumë presion

Shkruar nga Pamfleti
E ardhmja e Strakoshës mbetet ende pezull, De Biazi: Duhet të largohet

E ardhmja e Strakoshës mbetet ende pezull, De Biazi: Duhet të largohet nga Italia, ka shumë presion

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ishte i ftuar në “TMW Radio”, ku foli për situatat e Interit, Milanit dhe Juventusit në merkato. Italiani gjithashtu foli dhe për situatën e Tomas Strakoshës, e ardhmja e së cilit vazhdon të jetë pezull.

“Strakosha duhet të përmirësohet dhe pak më shumë. Mendoj se ai duhet të largohet nga Italia, që të luajë me paqe në mendjen e tij. Në Itali ka shumë presion mes presidentëve, trajnerëve dhe agjentëve”, ishin fjalët e ish-teknikut kuqezi.

Gardiani shqiptar është në kërkim të një skuadre të re pas largimit nga Lacio dhe për të deri më tani janë interesuar Çelsi dhe Njukasëlli, por kjo e fundit është tërhequr pas transferimit të portierit anglez, Nik Pop.

Sport ish-trajneri i kombëtares shqiptare portieri i Kombëtares Tomas Strakosha Xhani De Biazi