
E ardhmja e Tomas Strakoshës ndryshon kah, gardiani kuqezi në optikën e klubit të madh londinez
Çelsi po konsideron transferimin e portierit të kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, i cili aktivizohet me Lacion.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur sportiv për transferimet e futbollistëve, Fabricio Romano, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas tij, Strakosha mund të merret në konsideratë vetëm nëse portieri i dytë i skuadrës, Kepa Arrizabalaga do të largohet gjatë kësaj vere.
“Tomas Strakosha tani tërheq interesin, pasi është i disponueshëm si transferim i lirë. Çelsi po e konsideron atë si një nga opsionet, por vetëm në rast se Kepa do të largohet nga klubi këtë verë”, shkruan Romano në Twitter.
Pak javë më parë, mediat italianë raportuan se Strakosha mund të transferohej nga Lacio tek ekipi anglez i Fulhamit, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.
Thomas Strakosha’s now attracting interest, available on free transfer. Chelsea are considering him as one of the options, but only in case Kepa will leave the club this summer ?? #CFC
Gabriel Slonina, different deal – he’d be one for the future, staying at Chicago Fire on loan.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 14, 2022