Bota 2 Shkurt 2023, 15:55

“E ardhmja jonë është pjesë e botës së lirë”, Moldavia i përgjigjet Rusisë: Rruga jonë është drejt BE

Shkruar nga Pamfleti
“E ardhmja jonë është pjesë e botës së

Moldavia ka zgjedhur rrugën e saj për të qenë pjesë e një “bote të lirë” dhe do të zgjedhë rrugën e saj drejtë anëtarësimit të BE-së.

Kështu ka shkruar zëdhënësi i punëve  të Jashtme të Moldavis, Daniel Voda në Twitter duke iu përgjigjur kështu dhe pretendimeve të ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se Perëndimi po përpiqej ta kthente vendin e vogël në një armik të Moskës.

Lavrov, në një intervistë në televizionin shtetëror, tha ndër të tjera më herët sot se Perëndimi po përpiqet të kthejë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe ish-republikat sovjetike në Azinë Qendrore kundër Moskës.

“Ne e hedhim poshtë kategorikisht deklaratën e kreut të diplomacisë ruse, e cila nuk korrespondon me realitetin dhe është pjesë e retorikës tashmë të njohur kërcënuese të diplomacisë ruse”, tha Ministria e Moldavisë në një deklaratë.

Bashkimi Evropian pranoi Moldavinë dhe Ukrainën fqinje si anëtarë kandidatë qershorin e kaluar.

“Dëshirojmë t’i kujtojmë palës ruse se rruga që po ndjek Moldavia është rruga e anëtarësimit në BE. Moldavia ka zgjedhur qartë të ardhmen e saj dhe kjo e ardhme është pjesë e botës së lirë”, nënvizoi ministria në deklaratën e saj.

Bota moldavia Rusia