Sport 1 Nëntor 2019, 14:18

E BUJSHME: “Arena Kombëtare” nuk është gati, dorëzohet FSHF

Shkruar nga Pamfleti
E BUJSHME: “Arena Kombëtare” nuk është gati,

Arena Kombëtare” nuk është gati. FSHF ka njoftuar se ndeshja mes Vllaznisë dhe Apolonisë, që ishte parashikuar të zhvillohej në stadiumin e ri kombëtar, nuk do të zhvillohet të dielën. FSHF ka shpjeguar edhe arsyen e shtyrjes së këtij takimi për më datë 10 nëntor.

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të informojë opinionin publik se ndeshja e kampionatit të femrave, Vllaznia-Apolonia, e planifikuar për tu luajtur në stadiumin e ri kombëtar ditën e dielë, datë 3 Nëntor, ora 19:00, do të spostohet për të dielën e ardhshme.

Duke qenë se është kryer një rimbjellje e fushës për periudhën e dimrit, pas konsultave me kompaninë greke e cila ka kryer shtrimin dhe mirëmbajtjen e tapetit të fushës, u vendos së bashku me zbatuesin që ndeshja të spostohet për të pasur një fushë në gjendje optimale në prag të ndeshjes inauguruese që do të zhvillohet më datë 17 Nëntor, kundër Francës.

Duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, dëshirojmë t’ju bëjmë me dije se biletat e shpërndara për ndeshjen testuese mund të përdoren në datë 10 Nëntor”, thuhet në njoftimin e bërë nga FSHF.

Sport FSHF Shqipëria Stadiumi