Sport 7 Shkurt 2019, 12:13

E bujshme: Ceferin u mbyll gojën klubeve, ndalon krijimin e ligës

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme: Ceferin u mbyll gojën klubeve, ndalon krijimin e ligës

Dorëzohet Ceferin dhe UEFA: VAR do ta aplikojmë në Champions më 2019

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, i ka dhënë një shuplakë të madhe ekipeve më të mëdha të Europës, pasi nuk ka pranuar krijimin e ligës së tyre të veçantë. Ai e deklaroi nga Kongresi i UEFA-s, aty ku do të kandidojë presidenti Armand Duka për tu përgjedhur si pjesë e komitetit ekzekutiv të UEFA-s. 

“Rreziku i krijimit të një Superlige europiane është larguar përfundimisht, pas diskutimeve të ndershme, direkte dhe pa kompromis mes UEFA-s dhe klubeve. Në 2016 duket se klubet europiane po mendonin shkëputjen nga UEFA, por kemi diskutuar, kemi dëgjuar njëri-tjetrin dhe jemi kuptuar, duke u bashkuar sërish. 

“Për sa kohë unë jam president i UEFA-s dhe Andrea Agnelli është kreu i Shoqatës Europiane të Klubeve, nuk do të krijohet asnjë Superligë. Nuk është premtim, është fakt”, – tha Ceferin ndër të tjera. 

Sport Ceferin UEFA