Sport22 Shtator 2019, 09:39

E bujshme: Drejtuesit futen në veprim, tërmet te Barcelona

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme: Drejtuesit futen në veprim, tërmet te Barcelona

Barcelona humbi ndaj Granadas me rezultatin 2-0, ndërsa në Gjermani përballë Borussia Dortmundit dhuroi një paraqitje skandaloze. Ekipi katalanas ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm dhe trajneri Ernest Valverde po kritikohet shumë për lojën e tij.

Drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për të ardhmen e teknikut dhe duket se po kërkojnë për zëvendësuesin e tij. Numri një i stolit ishte në rrezik që pas eliminimit nga Liverpooli në Champions League, por katalanasit i dhanë dhe një shans me fitimin e kampionatit.

Rinisja e edicionit të ri ka nxjerrë në pak problemet e ekipit dhe duket se tekniku nuk po arrin që të çojë skuadrën aty ku duhet. Barcelona po çalon në lojë dhe rezultatet mungojnë. Kampionët e Spanjës mund të ndryshojnë kurs.

Sport Barcelona