Sport 9 Shkurt 2023, 20:04

E bujshme! Italiani i famshëm merr drejtimin e kombëtares së Brazilit

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme! Italiani i famshëm merr drejtimin e kombëtares së

E bujshme! Italiani i famshëm merr drejtimin e kombëtares së Brazilit

Karlo Ançeloti pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Lajmin e bujshëm e sjell prestigjiozja braziliane “O’Globo”, e cila ka shpjeguar se drejtuesit e Federatës Braziiiane shohin trajnerin italian si emrin e duhur për të kthyer përsëri këtë përfaqësuese në majën e futbollit botëror.

Gazeta e njohur braziliane bën të ditur se Federata është gati të presë fundin e këtij sezoni, duke lënë postin e trajnerit vakant, për të firmosur më pas me Ançelotin, i cili do të kishe kështu mundësinë që të mbyllte edicionin me Realin e Madridit. Për këtë arsye, pritet të ketë një udhëtim drejt Madridit të presidentit të Federatës Braziliane, Ednaldo Rodrigues për të takuar atë të Realit, Florentino Perez.

Ançeloti duket se është parimisht dakord, por nuk ka ndërmend të largohet me polemika nga Madridi, ku ka një kontratë deri në vitin 2024. Për këtë arsye, do të kërkohet një akord që të prishet para kohe kjo marrëveshje, në mënyrë që trajneri italian të marrë drejtimin e “Seleçao” për të ndërtuar një cikël që të kulmojë me Kupën e Botës 2026.

Sport Brazili Karlo Ançeloti trajneri i Realit të Madridit