
E bujshme nga Anglia, zbulohet ekipi surprizë ku do të transferohet Kristiano Ronaldo në merkaton e verës
Një lajm i bujshëm vjen nga Anglia, me të përditshmen britanike “Mirror” që ka publikuar një shkrim të bujshëm lidhur me një rikthim të Kristiano Ronaldos te Reali i Madridit.
Sipas medias angleze, trajneri i “Los Blancos”, Karlo Ançeloti duket se është i impresionuar nga forma që Ronaldo ka treguar në këtë sezon dhe do të dëshironte që portugezi të rikthehej përsëri nëN urdhrat e tij.
Publiku në “Bernabeu” tregoi se nuk e ka harruar legjendën e klubit, kur në minutën e 7 të sifdës së djeshme brohoritën emrin e tij në kujtim edhe të ngjarjes me vdekjen e djalit të porsalindur disa ditë më parë.
Mbetet për t’u parë nëse e gjitha kjo do të mbetet vetëm një fantazi në merkato, apo ky rikthim i bujshëm do të konkretizohet vërtetë.