Sport31 Mars 2022, 20:43

E bujshme nga Italia/ Napoli shkeli karantinën gjatë periudhës së Covid-19, të kaltërit rrezikojnë përjashtimin nga Seri

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme nga Italia/ Napoli shkeli karantinën gjatë periudhës

E bujshme nga Italia/ Napoli shkeli karantinën gjatë periudhës së Covid-19, të kaltërit rrezikojnë përjashtimin nga Seria A

Juventus-Napoli, ndeshja e luajtur më 6 janar mesa duket ende nuk ka përfunduar. Pas 3 muajsh, Prokurori Publik i Federatës së Futbollit ka paditur klubin napolitan, presidentin De Laurentis dhe menaxherin e Shëndetësisë të klubit “për moszbatim të rregullave për kontrollet shëndetësore, se kanë lejuar lojtarët Lobotka, Rrahmani dhe Zielinski të udhëtojnë në Torino së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Po çfarë rrezikon Napoli? Është e vështirë të përcaktohet se cilat sanksione mund të penalizojnë klubin e Napolit, pasi gama e masave është shumë e gjerë.

Gjobë, dënim me një ose më shumë pikë në renditje; zbritja në vendin e fundit në renditje; përjashtimi nga kampionati përkatës ose nga çdo garë tjetër e detyrueshme, me caktimin nga Këshilli Federal në një nga kampionatet e kategorisë së ulët; mospranimi ose përjashtimi nga pjesëmarrja në ngjarje të caktuara. Një situatë kaotike kjo që pritet të qartësohet në vijim.

Sport Napoli presidenti De Laurentis Prokurori Publik i Federatës së Futbollit