Sport18 Qershor 2018, 15:00

E bujshme nga kapiteni i Partizanit, Batha gjen skuadër të re

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme nga kapiteni i Partizanit, Batha gjen skuadër të re

Ish-kapiteni i Partizanit, Idriz Batha, u largua përfundimisht nga skuadra e “demave”. Ai nuk pranoi rinovimin me kryeqytetasit dhe ishte në merkato. Mesfushori gjeti ekip të ri sipas asaj që shkruan “Supersport”.

Ekipi i ri i Bathës do të jetë Shkëndija e Tetovës, skuadra shqiptare e Maqedonisë kërkon shërbimet e lojtarit. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare duke kaluar në kampionatin maqedonas. Përveç Bathës, skuadra e Shkëndijës së Tetovës kërkon dhe shërbimet e sulmuesit të Skënderbeut, James.

Ky i fundit mund të largohet lehtas nga skuadra korçare pas dënimit në fuqi që i la CAS-i. Shkëndija e Tetovës synon të përforcohet sa më shumë për Champions League dhe të bëjë një paraqitje shumë dinjitoze në kѱtë kompeticion.

Sport Idriz Batha Partizani Shkëndija e Tetovës