
Shkarkimi i Lopeteguit nga Spanja, karikatura e “Goal” flet më mirë
Shkarkimi i trajnerit të spanjës, Julien Lopetegui, ishte lajmi më i madh që morën skuadrat para fillimit të Botërorit. Tekniku i Real Madrid-it u shkarkua 1 ditë para fillimit të Botërorit, pasi marrëveshja e tij me drejtuesit madrilenë u bë e ditur. Në fakt, në një prononcim për mediet spanjolle, tekniku flet në lidhje me shkarkimin e tij.
“Më thanë që është më mirë që të jepja dorëheqjen, por unë nuk mund ta bëja këtë. Nuk e ndjeja që të jepja dorëheqjen nga skuadra, duke qenë se kisha marrë përsipër përgjegjësitë për të drejtuar denjësisht të dyja skuadrat.
I thash edhe presidentit, ‘nuk e jap dorëheqjen, nëse do më shkarko’. Nuk kuptova asgjë, megjithatë mund të them se ishte zgjidhja më e keqe ajo që u bë”, – u shpreh Lopetegui. Në fakt, nëse do të tregohej i sinqertë do të tregonte se bëhej fjalë për kontratën dhe paratë.