Bota26 Shtator 2018, 09:16

E bujshme, zbulohen lidhjet e forta të policisë me bandat e drogës. Çarmatosen efektivët

Shkruar nga Pamfleti
E bujshme, zbulohen lidhjet e forta të policisë me bandat e

E bujshme, zbulohen lidhjet e forta të policisë me bandat e drogës. Çarmatosen efektivët

E gjitha njësia policore e angazhuar në qytetin bregdetar të Meskikës, Akapulko është nën hetime, pas dyshimeve për përfshirje në banda të drogës. Dy komandantë të akuzuar për vrasje janë duke u kërkuar ndersa të gjithë policët e tjerë janë çarmatosur.

Policia shtetërore dhe ushtria do të patrullojnë në qytet në vend të këtyre njësiteve. Akapulko është bërë i njohur pasi është konsideruar vend i personave të famshëm dhe të pasur, mirëpo më pas ka rënë pre e tregtisë së drogës dhe vrasjeve.

Shteti, pjesë e të cilët është ky qytet, Guerrero, është një nga vendet më të rrezikshme, pasi disa zona kontrollohen nga bandat kriminale, të cilët mbikqyrin prodhimin e heroinës. Hetuesit federalë kanë thënë se kanë marrë këtë hap “për shkak të dyshimeve se forcat policore janë përfshirë në grupet krimianale” dhe nuk janë duke luftuar krimin.

Meqë pagat janë të vogla dhe ka pak trajnime, policia lokale e Meksikës është shndërruar në shënjestër të karteleve të drogës.

Bota bandat Meksike policia