Sport 8 Shtator 2019, 11:43

E BUJSHME: Zidane bind Perezin, çek të bardhë për Mbappen!

Shkruar nga Pamfleti
E BUJSHME: Zidane bind Perezin, çek të bardhë për Mbappen!

Real Madridi e ka mendjen e ndarë për Kylien Mbappen. Trajneri francez, Zinedine Zidane, u ka kërkuar që tani drejtuesve të klubit të mendojnë për afrimin e sulmuesit në “Santiago Bernabeu”. Në Spanjë janë të bindur se “Galaktikët” do të japin çek të bardhë për 20-vjeçarin.

Gazeta “Sport” shkruan se Reali do me patjetër afrimin e Mbappes dhe për sezonin e ardhshëm do të jetë në krye të dëshirave të transferimeve. Ekipi spanjoll nuk e ka nisur si duhet kampionatin, pasi ka lënë pikë që në javët e para dhe niveli i lojës nuk ka qenë aty ku pritej.

Zidane ka lënë pas Pogbanë dhe Neymarin duke u përqëndruar totalisht te Mbappe. Nevoja për një sulmues klasi mund të bëjë që Perez të bëjë çmendurinë më të madhe të historisë së futbollt në merkato

Sport Kylien Mbappe Real Madrid