Aktualitet10 Shkurt 2023, 18:26

E cilësoi thriller politik, “Bild” fshin artikullin për skandalin “McGonigal”

Shkruar nga Pamfleti

Prestigjozja gjermane “Bild” ka fshirë shkrimin për skandalin me agjentin e FBI, Charles McGonigal.

Në mesditë doli një shkrim që komprometonte kryeministrin Edi Rama, por shkrimi është zhdukur. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur, por nëse futesh në faqen e medias, nuk ka asnjë lloj shkrimi për këtë çështje.

Gazetari Klodian Tomori në rrjetet sociale ka komunikuar me gazetarët që shkruan shkrimin dhe ata shprehen se do e ripublikojnë nesër.

Më poshtë është komunikimi im me një nga dy gazetarët që bënë shkrimin e Bild. Sipas tij shkrimi është publikuar gabimisht me herët seç ishte parashikuar dhe ndaj u tërhoq përkohësisht. Por ai thotë se duhet të publikohet serish nesër”, shkruan ai.

Ndërkohë “Pamfleti” ka ruajtur shkrimin në fjalë, ku goditej shumë ashpër Dorian Duçka këshilltari i Edi Ramës.

Në qendër të skandalit ishte ish-agjenti i FBI-së dhe shefi i kundërzbulimit në policinë federale amerikane, Charles McGonigal dhe një lidhje me Shqipërinë që të çon në pallatin e qeverisë në Tiranë, më konkretisht te kryeministri Edi Rama dhe miku dhe këshilltari i ngushtë Dorian Duçka. Sipas Duçkës, ai është personi kontaktues i Ramës për politikanët gjermanë! Ai ka kontaktuar edhe politikanë dhe gazetarë në Berlin për vende të tjera. Thuhet se Duçka thjesht i ka dhënë ryshfet njeriut të FBI-së për llogari të qeverisë shqiptare, sipas drejtësisë amerikane”, shprehej “Bild”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Aktualitet artikulli Bild Rama