Aktualitet26 Prill 2019, 10:45

“E çmendur”, “Të tërheq zvarrë Saliu”, Kryemadhi se harron ‘tradhtinë’ e Gjonit dhe Kokës: Ju bleu Rama

Shkruar nga Pamfleti
“E çmendur”, “Të tërheq zvarrë

“E çmendur”, “Të tërheq zvarrë Saliu”, Kryemadhi se harron ‘tradhtinë’ e Gjonit dhe Kokës: Ju bleu Rama

Tashmë që edhe figura të tjera janë larguar nga LSI dhe kanë hyrë në Kuvend, Kryemadhi ndjehet e shqetësuar për fatin e partisë së saj, aq sa herë pas here nuk i mbajnë nervat dhe rikthehet me sulme ndaj atyre që e “tradhtuan”.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi se ka “përtypur” dot kurrë vendimin e disa kandidatëve në listat e partisë së saj për të pranuar mandatin e deputetëve. Gjithmonë që gjen rastin, pavarësisht se në mënyrë të moderuar dhe gati indiferente, ajo shpërthen ndaj “tradhtarëve”. Së fundi, në një dalje televizive, kryemadhi ka hedhur akuza të forta, duke thënë se dy deputetë e LSI, që janë në Kuvendin e Shqipërisë, janë të blerë nga Rama.

 “I ka blerë Edi Rama votat e PDIU-së, siç bleu Ralf Gjonin, siç bleu Lefter Kokën”, tha Kryemadhi, duke nxjerrë kështu dufin ndaj atyre që nuk ju bindën deri në fund.

Në fakt, ajo që bëri më shumë përshtypje dhe që njëkohësisht u la në hije, është vendimi i Lefet Kokës. Kjo për faktin se Koka ka qenë një nga njerëzit e afërt me Metën dhe Kryemadhin, aq sa është vendosur si ministër i Turizmit. Pas vendimit të 163 shkurtit, ku LSI u bashkua me Bashën dhe dolën jashtë Kuvendit, Koka ishte i vetmi që nuk pranoi të largohej. Ai madje hodhi akuza të rënda ndaj kryetares së Lsi, duke thënë se po tërhiqet për hunde prej Berishë.

Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë”, shkruante Koka në rrjetet sociale pasi LSI doli nga parlamenti.

Kuptohet që Kryemadhi dhe Meta nuk tërhiqen lehtë për hunde, por fakti që kanë bashkëpunuar me Berishën, tregon se kanë qenë më shumë se bashkëpunëtorë për qeverisje. E duke qenë se Koka, si pjesë e qeverisë dhe njeri i besuar brenda partisë, ka pasur më shumë informacione, prej të cilave është trembur Kryemadhi. Për këtë arsye ajo nuk ju kundërvu Kokës, por çuditi me reagimin e saj, duke thënë se është një vendim përsonal.

Është zgjedhja e tij. Prandaj ne kërkojmë demokraci. Ndryshe do të bënim atë që bën Edi Rama. Në demokraci çdo njeri është i lirë të bëjë atë që do”, tha kryemadhi, filll pas reagimit të Kokës.

Ndërsa në lidhje me deputetin tjetër, marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë aq paqësore. Ralf Gjoni ka hedhur akuza të rënda ndaj ish drejtueses së tij, fill pasi mori mandatin e deputetit

Në një moment lideri i partisë çmendet dhe vetdeklarohet mbret dhe bën ndonjë reprezalje si Hitleri dhe të gjithë deputetët duhet ta ndjekin rresht. Me linjën aktuale të lidershipit të LSI, unë nuk kam qenë dakord. Fillimi është dalja në opozitë me PD”, ka thënë Gjoni.

Por, për të Kryemadhi ka pasur të njëjtën përgjigje, se është bërë pjesë e merkatos politike. Tashmë që edhe figura të tjera janë larguar nga LSI dhe kanë hyrë në Kuvend, Kryemadhi ndjehet e shqetësuar për fatin e partisë së saj, aq sa herë pas here nuk i mbajnë nervat dhe rikthehet me sulme ndaj atyre që e “tradhtuan”.

Kryesore Lefter Koka Monika Kryemadhi ralf gjoni