SPAK ta zbulojë kush i ka vjedhur?/ Dy javë pas publikimit, qeveria jo vetëm pranon se ka marrë këtë borxh për projektin “Ndërtim i Bulevardit Verior dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës”; por dhe faktin se kjo shumë e arkëtuar në llogarinë e Bashkisë Tiranë në muajin tetor 2015, nuk ka të dhëna se ku ka përfunduar e për të fshehur këtë vjedhje, kryeministri ka marrë vendim më 10,02.2020, që borxhi të rinovohet me përsëritje letrash, ndërkohë që vetëm interesat kanë arritur 6.7 milionë Euro
Më 30 janar 2021, “Pamfleti” publikoi dokumentin zyrtar të KLSH, lidhur me zhdukjen e 4 kredive të huaja financiare; një prej të cilave, marrë nga Fondi “Abu Dhabi” (Emiratet e Bashkuara), për projektin e Bashkisë Tiranë: “Ndërtim i Bulevardit Verior dhe rehabilitim i lumit të Tiranës”.
Fakti që denoncuam është ky:
Fondi “Abu Dhabi”, dha kreditim në vlerën 7 miliardë, 367 milionë e 928 mijë lekë të reja (240,000,000 AED), ose 57,429,392 Euro për Bashkinë Tiranë, me garanci shlyerje nga qeveria, si institucion epror e ent buxhetor qëndror.
Investimi do ndahej në dy faza: në vitet 2015-2016 do përdoreshin 104,000,000 lekë, ndërsa pjesa tjetër për vitet 2017-2029; mirëpo sipas KLSH, ky investim rezulton të mos ketë nisur fare.
Ndërsa fondi i kredisë 57,429,392 Euro, nuk dihet ku ka përfunduar, ndërkohë që deri më 31 dhjetor 2018, vetëm përqindja e detyrimit “Interesa”, ishte 832 milionë, 019 mijë e 515 lekë të reja, ose 6 milionë, 741 mijë e 367 Euro.
Pas publikimit të kësaj vjedhjeje, “Pamfleti” u sulmua në “FB” e mesazhe në redaksi, u kërcënua nga tellallët e bablokut dhe mercenarët e Lali Erit, duke e quajtur “shpifje”; mirëpo dy javë pas publikimit e pranoi vetë Babloku, me VKM nr. 79, datë 10.2.2021.
Sipas vendimit, qeveria pranon që ka një kredi të marrë nga fondi “Abu Dhabi”, të cilën e ka shtyrë vetëm me përsëritje në letra, por nuk jep sqarime se ku ka përfunduar kjo kredi me vlerë sa dy buxhete vjetore, që qeveria i jep Bashkisë Tiranë; ndërsa KLSH ka konstatuar, se kjo kredi e huaj nuk ekziton si vlerë në llogaritë e bashkisë e as si investim në dosjet e projekteve.
Për të fshehur gjurmët e zhdukjes së kësaj kredie nga Lali Eri e me leje të bablokut; ministrja Anila Denaj, me Shkresë Nr. 15723/8 Prot., datë 02.12.2020, i kërkoi fondit “Abi Dhabi”, të shtynte afatin e zbatimit të kësaj kredie, për arsye se gjoja është vonuar, “për arësye që investimi të bëhet me sukses e cilësi”.
Më 24.12.2020, Khalifa Abdulla Al Qubaisi, Zv/drejtor i Fondit “Abu Dhabi”, pranon zgjatjen afatit dhe përsëritjen e kontratës me letra; kuptohet dhe me shtim e vazhdim interesash; për të cilat qeveria nuk jep asnjë informacion, sa interes është shtuar mbi interesin 6.7 milionë Euro që ishte deri më 31 dhjetor 2018.
SPAK ka detyrë ta hetojë e zbulojë, se çfarë është bërë me këtë kredi të fondit “Abu Dhabi” dhe cilat duar e kanë zhdukur; mbasi nuk figuron si investim fizik për bulevardin verior të Tiranës dhe rehabilitimin e lumit “Tirana”, por as në librat kontabël dhe llogaritë e Bashkisë./Pamfleti