
Nuk kanë fund perlat që vijnë nga foltorja. Sali Berisha si prurje të re solli Evi Kokalarin, e cila mori përsipër që t’i hiqte “non gratën”.
Edhe pse as vetë Berisha nuk e besonte, Evi dukej shumë e bindur në misionin e vet dhe plani ishte i thjeshtë: Biden ikën në vitin 2024, vjen Trump dhe “non grata’ hiqet si me magji.
Evi kishte filluar ta besonte aq shumë këtë gjë dhe tani i ka rënë si “bomb” fakti që Trump është në telashe me drejtësinë. FBI i bastisi shtëpinë dhe Kokalari në rrjetet sociale ka bërë një reagim epik. Sipas saj, Biden përdori FBI edhe për të shpallur “non grata” Berishën.
“E kuptoni tashti se sa kot ishte “non-grata” e Berishës?
Kushdo qe kishte pak logjikë të analizonte situatën, e kuptonte se thelbi i këtij dizejnimi nuk ishte një “korrupsion” i mundshëm i 10 viteve më pare. Thelbi ishte shkatërrimi i opozitës në favor të klaneve të George Soros. “Korrupsioni” ishte alibia. Prandaj akoma presim prova, jo se ata që i ëerkuan ato se kanë kuptuar që prova s’ka. Ama fytyrën e DASH-it te Bidenit, që e kanë armatosur për kundërshtarë siç kanë bërë me FBI dhe Departamentin e Drejtësisë, e ekspozuan.
Kush kishte sy të shikonte dhe mendje të logjikonte, i doli Berishës në krahë që ditën e parë. Të tjerët janë ata që e lanë Shqipërinë ku është.
Tashti ajo letra e UK e beri situatën akoma më bajate, jo se nuk e kemi ditur se sa i implikuar është Soros me Tony Blair e disa të tjerë në UK….
Gjithsesi lufta vazhdon gjithandej!!”, shkruan Kokalari.