
“E dimë se shqiptarët do të mbështesin Romën, është 100% e sigurt”, tifozi i Fejnordit analizon finalen e 25 majit
Fejnordi dhe Roma do të përballen të mërkurën e ardhshme në finalen e Ligës së Konferencës që do të zhvillohet në Tiranë.
Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë vendosur të udhëtojnë për të ndjekur finalen, me tifozët holandezë që janë më pak të familjarizuar se tifozët italian me Shqipërinë. Nisur nga ky fakt, një prej tifozëve të Fejnordit, Tom Bode është shprehur për median holandeze “Dagbald van het Nordeen” se pret që në finalen e Tiranës populli shqiptar të jetë përkrah italianëve duke shpresuar në fitoren e tyre.
“E dimë se shqiptarët janë pro Italisë.
Edhe në Eurovizion 12 pikët e tyre shkuan për Italinë, siç ndodh gjithmonë.
Ata janë thjesht të çmendur për Italinë dhe Serinë A.
Shqiptarët do të jenë masivisht në favor të Romës, kjo është 100% e sigurt.
Ata nuk kanë gjë kundër nesh, thjesht Italinë e duan më shumë dhe normalisht do të përkrahin Romën.