Aktualitet26 Shtator 2022, 07:02

E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Itali, Giorgia Meloni: Sot kemi shkruar historinë!

Shkruar nga Pamfleti
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Itali, Giorgia Meloni: Sot kemi

Giorgia Meloni

Qendra e djathtë ka fituar zgjedhjet parlamentare në Itali, shkruan La Republica.

Me rezultatet e plota që pritet të publikohen ditën e sotme, udhëheqësja e  “Fratelli d’Italia” do të bëhet kryeministrja e parë femër e Italisë –një model i partisë nacionaliste në të gjithë Evropën, ndërsa ajo kryeson një nga gjashtë shtetet anëtare themeluese të BE-së.

Sipas  transmetuesit italian RAI, koalicioni i djathtë ka fituar 41%-45% të votave kundrejt 25.5%-29.5% për bllokun e majtë.

Lëvizja populiste Pesë Yjet fitoi vetëm 13,5%-17,5%.

Menjëherë pas këtij rezultati, udhëheqësja e ekstremit të djathtë Giorgia Meloni ka shpallur fitoren në zgjedhjet e Italisë dhe është në rrugën e duhur për t’u bërë kryeministrja e parë femër në vend.

Meloni pritet gjerësisht të formojë qeverinë më të djathtë të Italisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kjo do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës pasi Italia është ekonomia e tretë më e madhe e BE-së.

Megjithatë, duke folur pas votimit, Meloni tha se partia e saj “Vëllezërit e Italisë” do të “qeveriste për të gjithë” dhe nuk do të tradhtonte besimin e njerëzve.

“Sot kemi shkruar historinë.

Kjo fitore i dedikohet të gjithë militantëve, liderëve, mbështetësve dhe çdo njeriu që vitet e fundit ka kontribuar në realizimin e ëndrrës sonë, duke ofruar zemër e shpirt në mënyrë spontane dhe të painteresuar.

Për ata që me gjithë vështirësitë dhe momentet më komplekse kanë mbetur në vendin e tyre, me bindje dhe bujari. Por mbi të gjitha u dedikohet atyre që besojnë dhe kanë besuar gjithmonë tek ne.

Ne nuk do ta tradhtojmë besimin tuaj. Jemi gati të ringjallim Italinë.Faleminderit”, shkoi Meloni në reagimin e parë pas fitores.

 

Ajo parashikohet të fitojë deri në 26% të votave, bazuar në rezultatet e përkohshme, përpara rivalit të saj më të afërt Enrico Letta nga qendra e majtë.

Aleanca e krahut të djathtë të zonjës Meloni – e cila përfshin gjithashtu Ligën e ekstremit të djathtë të Matteo Salvinit dhe qendrën e djathtë të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, Forza Italia – tani ka marrë  kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Deputetëve, me 42.2% të votave të parashikuara të Senatit.

Por vendimi se kush do të bëhet lideri i ardhshëm i Italisë i takon presidentit, jo Giorgia Meloni, dhe kjo do të marrë kohë.

Edhe pse ka punuar shumë për të zbutur imazhin e saj, duke theksuar mbështetjen e saj për Ukrainën dhe duke zbehur retorikën anti-BE, ajo drejton një parti të rrënjosur në një lëvizje të pasluftës që u ngrit nga fashistët e diktatorit Benito Musolini.

Në fillim të këtij viti ajo përshkroi prioritetet e saj në një fjalim të zhurmshëm për partinë e ekstremit të djathtë të Spanjës Vox: “Po familjes natyrore, jo lobit LGBT, po identitetit seksual, jo ideologjisë gjinore… jo dhunës islamike, po për të siguruar kufijtë, jo për migrimin masiv… jo për financat e mëdha ndërkombëtare… jo për burokratët e Brukselit!”

Kryesore Fratelli d’Italia Giorgia Meloni Qendra e ekstremit të djathtë zgjedhjet në Itali

Aktualitet