Kronike19 Maj 2022, 08:40

E enjte tragjike/ Aksident i rëndë edhe në Rrugën e Kombit, humbet jetën një i ri

Shkruar nga Pamfleti
E enjte tragjike/ Aksident i rëndë edhe në Rrugën e Kombit,

Nuk ndalen aksidentet në vend. Ky mëngjes ka qenë tragjik pasi kanë humbur jetën dy persona. Në aksin Milot-Mamurras mbeti e vdekur një grua, ndërsa raportohet se një i ri ka humbur jetën në Rrugën e Kombit.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës. Bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes” ku udhëtonin dy të rinj, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë rreth 100 metra. Për pasojë njëri prej tyre ka vdekur në vend dhe tjetri ka mbetur i plagosur

Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar i shoferit.

“Mjeti tip “Benz”, në të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Si pasojë, shtetasi me inicialet A. Rr. ka humbur jetën ndërsa është plagosur rëndë shtetasi me inicialet Xh. L. 19 vjeç.

Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton policia”, tha policia.

Kronike #rruga ekombit aksident Vdekje